Shqipëria hap kufirin për eksport të vezëve nga Kosova

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Edomd Panariti ka firmosur njohjen e certifikatës veterinare me anë të së cilës Kosova do të bëjë eksportin e vezëve nga Kosova në Shqipëri.




Ky nënshkrim u bë gjatë takimit që ministri shqiptar zhvilloi me homologun e tij nga Kosova, Memli Krasniqi në Prishtinë.

Panariti tha se janë «këtu për të shpallur se Shqipëria ka hapur dyert për eksportin e produkteve kosovare pa barriera», raporton Koha.net.

Në takim u tha se hapja e dyerve të kufirit është bërë vetëm për eksportimin e vezëve, e për të vazhduar për të ardhmen edhe për eksportin me miell dhe produkteve tjera