Shqipëria hap ishullin ushtarak për turistët

Ishulli i Sazanit në Detin Adriatik ishte bazë ushtarake që ende u bën konak bunkerëve dhe tuneleve të planifikuar për t’iu bërë ballë edhe sulmeve bërthamore

Ish-baza më sekrete ushtarake e Shqipërisë komuniste, ishulli strategjik i Sazanit në Detin Adriatik, ka hapur bunkerët dhe tunelet, me shpresë që të kthehet në një prej vendeve më atraktive për turistët.

Shtrirë në hyrje të Gjirit të Vlorës në Shqipërinë jugperëndimore dhe në një pikë strategjike në Kanalin e Otrantos që ndan Detin Adriatik me atë të Jonit, ishulli i vogël me më pak se dhjetë kilometra katrorë për shekuj me radhë ishte vend ku vendoseshin bazat e ushtrive të ndryshme: romake, osmane, greke, italiane, madje edhe gjermane.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, ishulli ra nën kontroll të liderit komunist shqiptar, Enver Hoxha, që në vitet pesëdhjetë ua hapi dyert aleatëve të tij sovjetikë që ishin të etur të kishin dalje prej aty Mesdhe.

«Ne kemi menduar vetëm për luftën, 24 orë në ditë. Presioni psikologjik ishte i madh», kujton 61-vjeçari Mihal Lule, që për shtatëmbëdhjetë vjet me radhë ka jetuar në ishullin e vogël malor gjatë diktaturës komuniste të viteve 1945-1990.

«Prej aty do të mund të kontrolloja Mesdheun deri në Gjibraltar», ishin fjalët e famshme të nxjerra prej gojës së liderit sovjetik të kohës së luftës së ftohtë, Nikita Khrushchev gjatë vizitës së tij më 1958 gjatë një vizite në bazën detare të Pashalimanit, që gjithashtu ndodhet në Gjirin e Vlorës, ku ai shpresonte të instalonte raketa me rreze të gjata veprimi dhe luftanije.

Tri vjet më vonë, prishja e raporteve miqësore me Moskën e la në gjysmë këtë projekt, që do të rikthehej në vëmendje pas disa vjetësh me afrimin e madh të Shqipërisë komuniste me Kinën.

Bunkerët dhe tunelet ishin planifikuara t’u qëndronin edhe sulmeve bërthamore, një testament i frikës së regjimit komunist ndaj pushtimit të mundshëm perëndimor.

Vetmi vrastare

«Jeta në ishull ishte më e lezetshme me rusët dhe me vodkën e tyre. Kinezët ishin më asketikë, por pas largimit të tyre vetmia ishte vrastare nën regjimin komunist», ka thënë Lule.

Nën rrënojat e banesës së tij të dikurshme, ka gjetur një notes që e kishte marrë bashkë me një dekoratë ushtarake shumë vite më parë. Aty ishte një shqipon dykrenore dhe një yll i kuq, që ishin simbole të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Sazani është i ngarkuar me më shumë se 3’600 tunele dhe kilometra tunele, dhe hapësira nëntokësore, përfshirë një kinema, një shkollë dhe një spital.

Jeta me frikën se do të ketë agresion të jashtëm që kurrë nuk ndodhi e kishte bërë Hoxhën që të urdhëronte ndërtimin e më shumë se 700 mijë bunkerëve anembanë shtetit shqiptar në Ballkan.

71-vjeçari Astrit Sliaj ka ardhur në Sazan me të bijën për t’ia treguar asaj vendit ku bashkë me dy mijë shokë ushtarë kishin kaluar një pjesë të jetës.

«Blloku sovjetik, por edhe imperializmi amerikan dhe aleatët e saj shiheshin si agresorë», i ka thënë Sliaj të bijës.

Me frikën në palcë për dekada me radhë prej një sulmi të mundshëm prej NATO-s, Shqipëria u anëtarësua në bllokun euroatlantik ushtarak më 2009.

Një qytet i fortifikuar në ishull ishte krijuar gjatë trazirave kundër Qeverisë në vitin 1997 kur popullata theu kazermat dhe mori armët.

Villa e Benito Mussolinit

Gjatë manovrave të fundit ushtarake ndërmjet NATO-s dhe forcave të armatosura shqiptare, ishulli ishte përdorur për bombardime, që shkatërruan shumë ndërtesa, përfshirë një villë të ndërtuar për diktatorin italian, Benito Mussolini gjatë viteve tridhjetë në kohën e pushtimit italian.

Tani ishulli – i mbushur me barishte të egra dhe i konsideruar një prej pjesëve më të bukura të Shqipërisë – është në gjendje të mjerueshme. Shumë ndërtesa janë pa kulm, derisa pajisje të shkatërruara ushtarake, si gaz maska, shtretër të prishur e kuti municioni, janë hedhur gjithandej.

Por parashikohet kryerja e pastrimit me autoritetet lokale që kanë vendosur ta kthejnë ishullin në një prej pikave më joshëse për turistët. Për këtë po ndihmon edhe Konservatori Bregdetar Francez.

Kreu i agjencisë kombëtare të ngarkuar për mbikëqyrjen e bregdetit, Auron Tare, shpjegon se ishulli do të mbetej bazë ushtarake, por i hapur për vizitorët.

«Është detyrë e rëndë, por ambiciet janë të forta», ka thënë ai. Planet përfshijnë edhe ndërtimin e një muzeu dhe një qendre për kërkime shkencore për jetën detare dhe arkeologjinë detare.

Turistët e parë tashmë kanë vizituar Sazanin, të mbushur me pisha, fik, landra, e të rrethuar me ujëra të bruzta.

«Sazani do t’u ofrojë turistëve misteret e Shqipërisë komuniste dhe histori të pasur e trashëgimi kulturore të Mesdheut», ka thënë Tare.

«WorldBulletin»