«Shqipëria e Madhe nuk ka përkrahje nga askush»

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë frikë nga përzierja e Rusisë dhe druajnë se po nxiten konflitet ndëretnike.

Protestat e 2015-tës në Shkup. Foto: Predrag Vasilevski / Shutterstock



Fjala e keqe Luftë në Ballkan është në çdo gojë. «Nëse doni luftë, atëherë urdhëroni, por atëherë do të mundeni», thotë njëri prej demonstruesve maqedonas për shqiptarët në vend. Nacionalistët maqedonas prej ditësh pretendojnë se partitë shqiptare duan të krijojnë një «Shqipëri të Madhe». Kjo u nxitet edhe nga mnistria e jashtme ruse. Në një transmetim në fillim të marsit, Moska paralajmëronte për një «revizion të strukturave të pushtetit» të Maqedonisë dhe të ndryshimit të simboleve kushtetuese. U përmend e presidenti i shtetit fqinj Kosovë, Hashim Thaçi, i cili ishte përzier në mënyrë kundërproduktive dhe i kishte thirrur shqiptarët në Maqedoni që «të drejtat e tyre t’i merrnin në duart e veta». Për ministrinë e jahstme ruse deklarata e tij është në «sikroni me projektin e Shqipërisë së Madhe, i cili kërkon pjesë të mëdha të disa shteteve të Ballkanit, duke përfshirë Maqedoninë».

Nëse i pyet politikanët shqiptarë në Maqedoni, çështja duket krejt ndryshe. As zëvendësshefi i partisë shqiptare Besa, Zeqirija Ibrahimi, që po qëndron në terrasën e një kafeneje poshtë kalasë së Shkupit, as shefi i partisë shqiptare BDI, Ali Ahmeti, i cili ka ardhur në mbledhje krizash në parlament të Shkupit nga Tetova, nuk kanë ndonjë interes për Shqipërinë e Madhe, ndryshim kufinjsh apo një «ndryshim të simboleve kushtetuese». Ata thjesht duan një ndërrim paqësor pushtetesh. Sepse socialdemokratët iu ofrojnë atyre thjesht më shumë se partia e deritanishme qeveritare VMRO.

Frika shqiptare

Ibrahimi e thotë qartë si loti: «Shqipëria e Madhe nuk ka përkrahje nga askush.» Ai merakoset më tepër për shkak të përzierjes së shtuar të Rusisë në politikën e brendshme maqedonase. «Pushtetin që ka presidenti Gjorgje Ivanov e ka marrë nga Moska», aludon ai në refuzimin e shefit të shtetit t’ia japë shefit të SDSM-së, Zoran Zaev, mandatin për formimin e qeverisë, edhe pse ai e ka siguruar një shumicë në parlament.

«Është hera e parë që Rusia po fiton kaq ndikim», mendon Ibrahimi. «Rusia po e shfrytëzon krizën në Maqedoni për t’i nxjerrë një problem UE-së.» Një ndikim më i madh i Rusisë po krijon frikë te shqiptarët. «Sepse Rusia e përkrah Serbinë dhe këtu kihet parasysh lufta në Kosovë.» Ibrahimi beson se një zgjidhje e krizës «nuk varet nga politikanët lokalë». Fjala është për kontekste gjeopolitike. «VMRO-ja luan me atë, se ajo e din që administrata e Trumpit është më pak e interesuar t’i fusë duart këtu», i cili ka vetëm pak kohë që ka hyrë në politikë. «Ata po provokojnë një destabilizim.» Besa kërkon më shumë angazhim nga Gjermania, UE-ja pa Britaninë e Madhe është e dobët. «Dhe, një Evropë e dobët domethënë një Rusi e fortë.»

«Mjafton një shkëndijë»

Arsyen zyrtare për refuzimin e Ivanovit – sepse partitë shqiptare ishin takuar në vendin fqinj, Shqipërinë, dhe atje e kanë nënshkruar një deklaratë për kërkesat e tyre të përbashkëta – Ibrahimi e quan një «alibi». «Premieri shqiptar, Edi Rama, nuk e ka formësuar përmbajtësisht këtë deklaratë aspak. Ne vetëm kemi udhëtuar në Tiranë sepse Rama donte t’na ndihmonte që partitë shqiptare në Maqedoni të mund të takohen.» Besa nuk donte të takohej në Shkup me BDI-në. Frika më e madhe e shqiptarëve tani nga këndvështrimi i eskalimit është se «një grindje ndërmjet partive maqedonase shpie në një konflikt ndëretnik», thotë Ibrahimi. «Shqiptarët këtu janë të qetë, por mjafton një shkëndijë dhe atëherë do të ketë tensione.»

Edhe shefi i partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti, i cili duket i lodhur, mendon që «Përsiatjet» e «të ashtuquajturit president Ivanov janë të paarsyeshme». Nuk ka një «platformë tiranase», fjala është vetëm për një «prononcim», i cili është propozuar, përpunuar dhe shkruar në Shkup. «Rama me vullnetin e mirë për të ndihmuar, na ka ftuar atje, sepse partia Besa nuk donte ta nënshkruante atë këtu.» Lidhur me fajsimet e VMRO-së dhe Rusisë se këtu dashkan formuar Shqipërinë e Madhe ai vetëm buzëqesh.

«Kam mundur ta bëj këtë»

«Nëse do të donim vërtet ta bëjmë Shqipërinë e Madhe, atëherë do t’i kisha hyrë kësaj në vitin 2001 kur m’u ofrua një ndarje e shtetit maqedonas nga bashkësia maqedonase. Kam mundur ta bëj këtë, se kisha 10’000 ushtarë nën kontroll», kujtohet ai në konfliktin e atëhershëm. «Por unë të ardhmen e shteteve të Ballkanit nuk e shihja në ndarje, por në garantimin e barazisë për të gjithë qytetet. Prandaj e lidhëm Marrëveshjen e Ohrit, e cila garantohet nga Nato, SHBA-të dhe UE-ja», thotë Ahmeti.

Por tani ka dallime konceptuale me Rusinë. «Rusia nuk është e lumtur me faktin që ne jemi kaq të vendosur për t’u integruar në UE», e sqaron situatën e tanishme politikani 58-vjeçar. Por Ahmeti nuk mendon se gjërat «kanë shkuar kaq larg sa pushtetmbajtësit i ndëgjojnë ata që nuk kanë të bëjnë asgjë me përcaktimin e vendit», aludon ai në Ivanovin dhe Rusinë. Partia e Ahmetit, BDI, do të jetë pjesë e qeverisë së udhëhequr nga socialdemokratët. Po spekulohet për atë që Ahmeti mund të zëvendësohet shumë shpejt.

(derstandard.at) ks