Shqipëria bie në ranglistën e FIFA-s

Kombëtarja shqiptare ka rënë për tri pozita më poshtë në ranglistën e re të FIFA-s, e cila është publikuar sot.

Kuqezinjtë shijuan suksesin më të madh në këtë ranglistë muajin e kaluar duke u pozicionuar në vendin e 22-të para Francës e Amerikës, mirëpo në ranglistën e re djelmoshat e Gianni De Biasit renditën në pozitën e 25-të me 878 pikë, transmeton Koha.net.

Shqipëria mund të përmirësojë këtë rënie në ranglistë nëse tregon sukses në përballjet me Danimarkën që zhvillohet nesër dhe kundër Portugalisë.

Në pesë pozitat e para nuk ka ndryshime. E para është Argjentina ndërsa pas saj renditen Belgjika, Gjermania, Kolumbia dhe Brazili.