Shqetësimet për përhapjen e «Shtetit Islamik» në Shqipëri

Nëse e pyetni Bujar Hysën rreth akuzave, shkaku i të cilave përfundoi në burgun e stërngarkuar të Tiranës, Nr. 302, ai do të përgjigjet në mënyrë mohuese.

«Kurrë nuk e kam inkurajuar terrorizmin!», ka deklaruar imami mysliman, që muajin e kaluar u shpall fajtor për rekrutimin e të rinjve shqiptarë për «Shtetin Islamik».

Por, nëse vazhdoni më tutje, atëherë Hysa do ta pranojë se e mbështet një lloj të «Shtetit Islamik» – jo në Siri, por në vendlindjen e tij, në Shqipëri, shtet anëtar i NATO-s dhe aleate e ngushtë amerikane në cepin jugor të Evropës, shkruan The Washington Post, përcjell Koha Ditore.

Duke e përfytyruar të ardhmen e vendit të tij nga dhoma e vogël e burgut, ai parasheh se shqiptarët do ta zëvendësojnë në mënyrë të pashmangshme qeverisjen e stilit perëndimor me Shariatin.

Në të vërtetë, të rinjtë e grupit të tij janë duke punuar për këtë gjë, tregon ai.

«Islami mund të bashkekzistojë me fetë tjera, por me demokracinë, jo!», thotë imami me mjekër, teksa roja e përcjell vazhdimisht. «Secili që thotë se Shariati mund të bashkekzistojë me demokracinë është hipokrit».