Shqetësimet e konsumentëve zviceranë




Forumi i Konsumetëve për çdo vit e hulumton disponimin e konsumentëve zviceranë. Edhe njëherë meraku i tyre më i madh është shtrenjtimi i premive të sigurimeve shëndetësore. Por: ka edhe të tjera.

Konsumetët zviceranë i shqtëson më së shumti kostoja shëndetësore. Më pas vijnë borxhet dhe dhuna te të rinjtë, kurse në vend të tretë ndotja e ambientit nga konsumi. Kështu i prezanton NZZ rezultatet e një hulumtimi të «Pulsmesser» (matësi i pulsit), të cilin për Forumin e Konsumentëve e ka zhvilluar instituti studimor «Léger» me 1005 të intervistuar.

Sipas Forumit vlerësimet këtë radhë janë për diçka më të ulta se një vit më parë. Por meraku që lidhet me sistemin shëndetësor është megjithatë shumë evident. Shqetësimet mbi dhënien e medikamenteve të fëmijëve dhe etablimi i së ashtuquajturës «mjekësisë e klasit të dytë», që ka të bëjë me shërbimet të cilat vlejnë vetëm për të pasurit, pozicionohet vetëm pak më poshtë se ato që kualifikohen si shqetësimet kryesore.

Më pak problematike për konsumentët në Zvicër, sipas studimit, janë çështjet si detyrimi i vetë-skanimit të artikujve në kasa të dyqaneve. Konsumenët nuk ankohen as për mungesën e informacioneve të nevojshme se çfarë duhet të blejnë. Për ato nuk paraqesin ndonjë problem as oraret e punës së dyqaneve, sikurse është menduar.

Në studimin e ardhshëm «Pulsmesser» do t’i kushtohet temës «shijo dhe konsumo». Me këtë ai synon të dëshmojë se është megjithatë e mundur që njeriu të konsumojë racionalisht dhe ‹shijshëm›. / ksForumi i Konsumetëve për çdo vit e hulumton disponimin e konsumentëve zviceranë. Edhe njëherë meraku i tyre më i madh është shtrenjtimi i premive të sigurimeve shëndetësore. Por: ka edhe të tjera.

Konsumetët zviceranë i shqtëson më së shumti kostoja shëndetësore. Më pas vijnë borxhet dhe dhuna te të rinjtë, kurse në vend të tretë ndotja e ambientit nga konsumi. Kështu i prezanton NZZ rezultatet e një hulumtimi të «Pulsmesser» (matësi i pulsit), të cilin për Forumin e Konsumentëve e ka zhvilluar instituti studimor «Léger» me 1005 të intervistuar.

Sipas Forumit vlerësimet këtë radhë janë për diçka më të ulta se një vit më parë. Por meraku që lidhet me sistemin shëndetësor është megjithatë shumë evident. Shqetësimet mbi dhënien e medikamenteve të fëmijëve dhe etablimi i së ashtuquajturës «mjekësisë e klasit të dytë», që ka të bëjë me shërbimet të cilat vlejnë vetëm për të pasurit, pozicionohet vetëm pak më poshtë se ato që kualifikohen si shqetësimet kryesore.

Më pak problematike për konsumentët në Zvicër, sipas studimit, janë çështjet si detyrimi i vetë-skanimit të artikujve në kasa të dyqaneve. Konsumenët nuk ankohen as për mungesën e informacioneve të nevojshme se çfarë duhet të blejnë. Për ato nuk paraqesin ndonjë problem as oraret e punës së dyqaneve, sikurse është menduar.

Në studimin e ardhshëm «Pulsmesser» do t’i kushtohet temës «shijo dhe konsumo». Me këtë ai synon të dëshmojë se është megjithatë e mundur që njeriu të konsumojë racionalisht dhe ‹shijshëm›. / ks