Shpërthen Mustafa: Mund të më vrisni, gjykatat po ju mbrojnë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka «shpërthyer» në rrjetin social Facebook për sulmet e fundit me vezë drejt tij.




Ai ka adresuar edhe akuza shumë të rënda në drejtim të gjykatave në Kosovë të cilat i ka fajësuar se mbajnë anën e opozitës.

Lexojeni të plotë postimin e tij në Facebook:

Te nderuar veprimtarë të VV dhe përkrahës nga AAK dhe Nisma

Unë ju ftoj ta sulmoni Kryeministrin e Republikës së Kosovës, me vezë me gurë, me yje te metaltë, me plumba, me çfarë të doni! Mund ta dëmtoni, mund ta verbëroni, mundeni edhe t’ia merrni jetën. Ai nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

Ju siguroj se Gjykatat tona nuk do tu dënojnë, ato e kanë ulë çmimin e jetës dhe sigurisë së Kryeministrit. Sepse, ato janë aleatë tuaj. Çmimi më i lartë që do të paguani për jetën e Kryeministrit është 150 euro. Aq më tepër ky çmim është në veresi. Sepse Gjykata ju pret, kurse ju mund të ankoheni. Kjo është fytyra e drejtësisë sonë. Turpi ynë!.