«Shota» e Zvicrës shkëlqen në festivalin e emigrantëve në Luksemburg

[Best_Wordpress_Gallery id=”116″ gal_title=”Luxemburg”]

Në festivalin kushtuar emigrantëve, po merrnin pjesë edhe shkrimtarë, piktorë e skulptorë shqiptarë. Artistët shqiptarë lanë përshtypjet më të mira.

Teksti e Fotot Rexhep RIFATI

Luksemburg, 15 mars

Në kryeqytetin e Luksemburgut, me të njëjtin emër sikur edhe vet shteti, nga 13 marsi po mbahet një ngjarje e madhe kulture kushtuar komuniteteve të emigracionit. Në këtë manifestim tradicional, me emërtimin Luxsexspo SA, që ka tubuar komunitetet qe jetojnë në këtë vend, marrin pjesë mbi 100 artistë shqiptarë: këngëtarë, valltarë, shkrimtarë, piktorë e skulptorë. Ata kishin udhëtuar nga Zvicra, shtetet e Beneluksit si dhe Franca. Sigurisht që kishte edhe mjaft shqiptarë nga vet Luksemburgu. Mësuam se në këtë vend me rreth 40 për qind emigrantë, jetojnë edhe mbi pesë mijë shqiptarë nga trojet e ndryshme.

«Shqiptarizim» i festivalit

Në qendër të kësaj ngjarjeje, që po vizitohet nga mijëra pjesëmarrës, dje dhe sot, ishte prezantimi i i Shkollës Shqiptare të Vallëzimit «Shota» nga Zvicra, e Agron Bajramit. Dalja e «Shota» së Zvicrës në skenën e madhe të këtij festivali, tërhoqi interesimin e qindra vizitorëve. Aq më parë, që ky ansambël diti të prezantohet me një program që impresionoi si me numrin e pjesëmarrëseve, ashtu edhe me cilësinë e lojës. Një program që vetëm mund të dëshirohet!

«Shota» e Zvicrës merr për herë të dytë pjesë në këtë festival, rrëfen Agron Bajrami. Trupa shqiptare, si edhe artistët tjerë shqiptarë u ftuan nga Shoqata «Iliri» nga Luksemburgu, e cila udhëhiqet me shumë sukses nga Bashkim Hazizaj. Ai thotë se shoqata «Iliri» ka bërë përpjekje që shqiptarët të prezantohen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Krijues fushash të ndryshme

Në kuadër të stendave të shumta të komuniteteve emigrante, ishte edhe një stendë e veçantë për shqiptarë. Pos disa librave në gjuhën shqipe dhe frënge të autorëve shqiptarë që krijojnë apo që kanë përkthyer në këtë gjuhë, muret e saj ishin stolisur me pikturat Agim Ramadanit dhe punimet pirografike të Agron Bajramit, të sjella nga Zvicra, apo të Luljeta Meco Elezit nga Franca. Nga radhët e shqiptarëve që jetojnë në Luksemburg veprat e tyre në pikturë apo skulpturë i kishin ekspozuar Bashkim Hazizaj, Hajdar Ademaj, Heyeyda EI Saied dhe Gzim Behrami. Pjesë e rëndësishme e këtij evenimenti ishte sidomos prezantimi i librit shqip.

Në sallën e promovimit të librave, me diskutime mbi disa aspekte të krijimtarisë shqiptare u paraqitën autorë që shkruajnë edhe në gjuhën frënge, si: Luan Rama nga Parisi dhe Safet Kryemadhi nga Brukseli, që të dy me prejardhje nga Shqipëria.

Vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqi një ekspozitë nga fotografja franceze, Ameliè Adragna, me fotografi nga kampi i refugjatëve në Metz të Francës, fotografitë e së cilës flisnin kryesisht për refugjatët e fundit shqiptarë.

Këndi i shqiptarëve më i duartrokituri

Në shoqërim të trupës artistike nga Zvicra është edhe drejtuesja e Qendrës së Kulturës së Kosovës në Cyrih, Shukrije Ramadani.

«Të rinjtë tanë në ketë festival ishin të mrekullueshëm. Me gjithë udhëtimin prej mbi 500 e sa kilometrash me autobus, para publikut u paraqitën në mënyrë mbresëlënëse. U bindem se çdo hap i tyre ia ka vlejtur. Entuziazmi dhe puna e madhe e Agronit dhe fëmijëve të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit ‹Shota› u pëlqyen dhe u vlerësuan lartë nga organizatorët dhe mysafirët tjerë në këtë festival. Këndi i shqiptarëve ishte më i vizituari dhe më i duartrokituri nga të gjithë. Vallet e bukura shqipe dhe ekspozita, ku kishte edhe vepra të tim shoqi, Agimit, ishin temë debatesh për zhvillimin e artistit dhe perfeksionimit të tij. Takimet e shumta që kisha, ndër të cilët edhe me ministrin për integrime dhe udhëheqës shoqatash, me lanë një përshtypje shumë të mirë», thotë ajo.

Shqiptarët të mirëpritur në Luksemburg

Zonja Ramadani konstaton se shqiptarët në këtë shtet janë të mirëpritur dhe shembull i punëtorit të mirë. Diç e tillë do organizuar edhe në Zvicër, ku kemi larmishmëri të kulturave dhe etnive të ndryshme. «Ky do të jetë një shembull i mirë që në Zvicër të fillojmë të shfaqemi me projekte dhe me një program ndryshe», konstaton ajo. Ramadani falënderon shkollën «Shota» dhe fëmijët që na paraqitën kaq bukur para botës. Ajo përgëzoi prindërit e tyre që përkujdesen për identitetin dhe kulturën shqiptare në mërgim.

Agron Bajrami, që në festival ishte për herë të dytë i nuk është njeri i fjalëve të mëdha, por i punëve të mëdha. E dëshmoi edhe festivali. «Ju jeni më të mirët në botë!», u thoshte vazhdimisht vallëtarëve të tij.

Televizioni i Luksemburgut e trasmetoi një pjesë të mirë të programit të artistëve shqiptarë të «Shotës» nga Zvicra për shikuesit e vet. Në Luxemburg jetojnë rreth 5’000 mijë shqiptarë nga vise të ndryshme shqiptare.[Best_Wordpress_Gallery id=”116″ gal_title=”Luxemburg”]

Televizioni i Luksemburgut e trasmetoi një pjesë të mirë të programit të artistëve shqiptarë të «Shotës» nga Zvicra për shikuesit e vet. Në Luxemburg jetojnë rreth 5’000 mijë shqiptarë nga vise të ndryshme shqiptare.