Shoferi serb shkakton aksident në rrugën Podujevë-Prishtinë, një i lënduar

Në magjistralen Podujevë-Prishtinë dje ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një kampioni dhe një veture.




Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se aksidenti është shkaktuar nga një burrë serb, i cili nuk e ka mbajtur distancën, transmeton Koha.net. Gjithashtu raportohet se ai i është shmangur edhe kontrollit doganor.

Në këtë aksident lëndime trupore ka pësuar një person, thotë PK, e cila gjitha shton se i dyshuari serb është dërguar në mbajtje për 48 orë.