Shkurtime te ndihmat sociale




Personat ndër 25 vjeç dhe familjet e mëdha në të ardhmen do të marrin më pak ndihma sociale. Përveç kësaj ashpërsohen edhe sanksionet në rast shkelje të rregullave, njofton Tages Anzeiger.

Konferenca Zvicerane për Ndihma Sociale – Skos – prej kohësh është në shënjestër të kritikave në opinionin publik. Ajo bëhet fajtore për faktin se kantonet dhe komunat personave në nevojë u paguajnë shuma të larta të ndihmave sociale. Nën këtë trysni Skos propozoi reforma duke ia bartur kompetencat e vendimmarrjes për rregulloren e saj Konferencës Kantonale të Drejtorëve Socialë – SODK.

Kjo e fundit nuk ka hezituar ta përdorë këtë të drejtë dhe ka caktuar parimet e ndihmës sociale. Nga 1 janari i 2016-tës shkurtohet ndihma për të rinjtë e rritur dhe familjet e mëdha. Kjo arsyetohet me faktin se familjet me shumë fëmijë përmes ndihmës sociale sigurojnë më shumë të ardhura se sa sikur të ishin në marrëdhënie pune. Sa u përket shkurtimeve të rinjëve të rritur, me këtë synohet të rritet presioni që ata të gjejnë një vend pune dhe të mos jenë të varur nga ndihma sociale. Përveç kësaj, entet sociale në të ardhmen mund t’ua shkurtojnë për 30 për qind ndihmat sociale atyre që janë pasivë dhe jobashkëpunues. Deri tani ky penalizim shkonte në 15 për qind. Me shifra konkrete, pas këtyre ndryshimeve një person që jeton i vetëm do të marrë vetëm 657 franga në vend 986, sa ka qenë deri më tani.

Si familje e madhe, së cilës do t’i shkurtohen ndihmat, llogaritet ajo amvisëri që numëron gjashtë e më shumë persona. Ndërkohë ngritje të shumës së ndihmës sociale për amvisëri të vogla nuk do të ketë.

Drejtorët sociale kanë vendosur ndryshime edhe sa u përket të ashtuquajturave shtesa të integrimit. Për këtë momentalisht parashihet një shtesë prej 100 frangave dhe një e dytë prej 100 deri 300 franga. Këto dy shtesa në të ardhmen do të shkrihen në një dhe do të lidhen me kushte të qarta. Sot nga kjo shtesë përfitojnë të gjithë personat që marrin ndihma sociale, pa dëshmuar ndonjë angazhim të veçantë për kuaifikim të mëtutjeshëm ose kërkim pune. Njëlloj si më parë do të ngelet shuma të cilën rastet sociale e fitojnë nga një aktivitet pune dhe mund ta mbajnë për vete, pa iu llogaritur në ndihmën sociale.

SODK këto vendime i ka marrë në mënyrë unanime. Ndonëse, në fakt, ato janë vetëm rekomandime nga të cilat kantonet mund të lëvizin. / ksPersonat ndër 25 vjeç dhe familjet e mëdha në të ardhmen do të marrin më pak ndihma sociale. Përveç kësaj ashpërsohen edhe sanksionet në rast shkelje të rregullave, njofton Tages Anzeiger.

Konferenca Zvicerane për Ndihma Sociale – Skos – prej kohësh është në shënjestër të kritikave në opinionin publik. Ajo bëhet fajtore për faktin se kantonet dhe komunat personave në nevojë u paguajnë shuma të larta të ndihmave sociale. Nën këtë trysni Skos propozoi reforma duke ia bartur kompetencat e vendimmarrjes për rregulloren e saj Konferencës Kantonale të Drejtorëve Socialë – SODK.

Kjo e fundit nuk ka hezituar ta përdorë këtë të drejtë dhe ka caktuar parimet e ndihmës sociale. Nga 1 janari i 2016-tës shkurtohet ndihma për të rinjtë e rritur dhe familjet e mëdha. Kjo arsyetohet me faktin se familjet me shumë fëmijë përmes ndihmës sociale sigurojnë më shumë të ardhura se sa sikur të ishin në marrëdhënie pune. Sa u përket shkurtimeve të rinjëve të rritur, me këtë synohet të rritet presioni që ata të gjejnë një vend pune dhe të mos jenë të varur nga ndihma sociale. Përveç kësaj, entet sociale në të ardhmen mund t’ua shkurtojnë për 30 për qind ndihmat sociale atyre që janë pasivë dhe jobashkëpunues. Deri tani ky penalizim shkonte në 15 për qind. Me shifra konkrete, pas këtyre ndryshimeve një person që jeton i vetëm do të marrë vetëm 657 franga në vend 986, sa ka qenë deri më tani.

Si familje e madhe, së cilës do t’i shkurtohen ndihmat, llogaritet ajo amvisëri që numëron gjashtë e më shumë persona. Ndërkohë ngritje të shumës së ndihmës sociale për amvisëri të vogla nuk do të ketë.

Drejtorët sociale kanë vendosur ndryshime edhe sa u përket të ashtuquajturave shtesa të integrimit. Për këtë momentalisht parashihet një shtesë prej 100 frangave dhe një e dytë prej 100 deri 300 franga. Këto dy shtesa në të ardhmen do të shkrihen në një dhe do të lidhen me kushte të qarta. Sot nga kjo shtesë përfitojnë të gjithë personat që marrin ndihma sociale, pa dëshmuar ndonjë angazhim të veçantë për kuaifikim të mëtutjeshëm ose kërkim pune. Njëlloj si më parë do të ngelet shuma të cilën rastet sociale e fitojnë nga një aktivitet pune dhe mund ta mbajnë për vete, pa iu llogaritur në ndihmën sociale.

SODK këto vendime i ka marrë në mënyrë unanime. Ndonëse, në fakt, ato janë vetëm rekomandime nga të cilat kantonet mund të lëvizin. / ks