Shkurtesa

Wystan Hugh Auden



Kudo ku është e madhe
pabarazia, i varfëri
të pasurin e prish.

* * *

Cilado qoftë feja vetjake
të gjithë poetët si të tillë
janë politeistë.

* * *

Njeriu duhet të bjerë në dashuri
me Dikë apo Diçka
o ndryshe do bjerë i sëmurë.

* * *

Zoti s’bën kurrë nyje
por është mjeshtër po t’i kërkohet
për t’i zgjidhur ato.

* * *

A thua kemi bërë përpara kur emrat e politikanëve
fëmijët të gjithë i dinë
veç lodra fëmijërore s’lozin më?

* * *

Virtyti është gjithmonë
më i shtrenjtë se vesi por
më i lirë se çmenduria.

* * *

Është e pavlerë
kush e bëri gjithë zhurmën
si Zoti dhe Akuzuesi
flasin shumë butë.

* * *

Në çaste gëzimi
të gjithë do të donim
të kishim një bisht për ta tundur.

* * *

Gjithçka prekim është gjithmonë
një tjetër: unë prek
këmbën time, jo Mua.

* * *

Kur shtetarët thonë të ngrysur «Duhet të jemi realistë»,
Shanset janë të jenë të dobët, pra pacifistë,
Por kur flasin për Parimet, ki kujdes, vështro
Gjeneralët e tyre përkulur mbi harta janë, ka kohë.

* * *

Fytyrat private në vendet publike
janë më të mençura e më të bukura
se fytyrat publike në vendet private.

* * *

Kur erërat i rrahin,
drurët gjithmonë habiten,
po kurrë s’pyesin pse.