Shkulet flamuri shtetëror nga Konsullata e Kosovës në Cyrih

[Best_Wordpress_Gallery id=“152″ gal_title=“Flamuri_Konsullata“]

Persona të panjohur kanë hequr fundjavën që kaloi nga muret e Konsullatës së Kosovës në Cyrih flamurin e saj shtetëror.

Cyrih, 15 korrik 2015

Personeli i Konsullatës së Kosovës në Cyrih duhet të mjaftohet me simbolet në miniaturë të shtetit që reprezenton. Kurse qytetarët e Kosovës, të cilët i drejtohen për shërbime Konsullatës së shtetit të tyre në Cyrih, nuk do të mund të orientohen në bazë të flamurit që zakonisht valon në muret e jashtme të institucionit.

Ata që të hënën e 13 korrikut i janë drejtuar Konsullatës së Kosovës në Cyrih, për çfarë do pune, kanë vërejtur mungesën e flamurit të shtetit të Kosovës në muret e Konsullatës. Në vend të këllëfeve të shtizave të tij tani shihen vetëm gjurmë të shëmtuara të aktit të dhunshëm të heqjes së flamurit. Kaq dihet momentalisht për këtë ngjarje të pazakontë në një përfaqësi diplomatike në një vend perëndimor. «dialogplus» e kishte të pamundur të kontaktojë për informata më të hollësishme autoritetet e Konsullatës. Edhe ashtu ajo kohëve të fundit është vërshuar nga një fluks i madh qytetarësh që udhëtojnë në Kosovë për shërbime administrative. Ndërkaq një pjesë e personelit të Konsullatës për momentin gjendet në pushime, mëson «dialogplus».

Ka vetëm disa muaj që Konsullata e Kosovës është vendosur në rezidencën e saj të re në Eugen-Huber-Strasse 19A në Zürich. Vizitorët e Konsullatës në hapësirat e saj përreth nuk kanë mundur të vërejnë kamera vëzhgimi. Ndonëse, siç mëson «dialogplus» nga burimet e veta, kjo nuk është hera e parë që Konsullata e Kosovës në Cyrih ballafaqohet me një akt të tillë agresiv. Këtë përvojë të hidhur ajo e kishte bërë edhe në selinë paraprake në Cyrih.

Në fakt, me një agresion të tillë janë ballafaquar edhe përfaqësi të tjera të Kosovës në Europë. «dialogplus» mëson gjithashtu që për rastin e fundit në Cyrih janë informuar zyrtarisht edhe organet e sigurisë të Zvicrës. Informata për autorin apo autorët e veprës, për momentin, nuk ka. ks