«Shkruaj pjesë teatrale dhe jam poet … sepse unë natyrisht kam qenë për rrëzimin e kësaj qeverie»

Bertolt Brechti në Washington: më 30 tetor 1947 autori gjerman Bertolt Brecht u përgjigj në pyetjet e «Komitetit për aktivitete joamerikane». Ky komitet kishte për qëllim zbulimin dhe denoncimin e personave me prirje majtiste. Brecht u përgjigj në pyetjet e hetuesit Robert Stripling. Një version të shkurtër të marrjes në pyetje po e sjellim këtu.

«Unë quhem Bertolt Brecht. Banoj në 34 West, rruga e ’73, New York. Jam lindur në Augsburg, Gjermani, 10 shkurt 19 – 1898».

Stripling: Zoti Brecht, a mund të na thoni emrin tuaj të plotë dhe adresën për protokoll? Ju lutem flisni në mikrofon.

Brecht: Unë quhem Bertolt Brecht. Banoj në 34 West, rruga e ’73, New York. Jam lindur në Augsburg, Gjermani, 10 shkurt 19 – 1898.

(…)

Kryesuesi i Komitetit: Së pari, zoti Brecht, po përpiqemi t’ju identifikojmë. Identifikimi nuk do të zgjasë shumë.

Brecht: Në shkurt të vitit 1933 isha i detyruar të braktisë Gjermaninë, kur Hitleri mori pushtetin. Shkova pastaj në Danimarkë, por kur në vitin ’39 lufta gjendej para nesh, u desh të shkoj në Stokholm, Suedi. Qëndrova një vit atje; pastaj Hitleri sulmoi Norvegjinë dhe Danimarkën dhe unë isha i shtyrë të largohem nga Suedia dhe shkova në Finlandë, për të pritur vizën për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Stripling: Zoti Brecht, çfarë profesioni keni?

Brecht: Shkruaj pjesë teatrale dhe jam poet.

Stripling: Ku jeni i punësuar aktualisht?

Brecht: Nuk jam askund i punësuar.

(…)

Stripling: Zoti Brecht, a është e vërtetë se keni shkruar një numër të poezive, pjesëve teatrale dhe këngëve shumë revolucionare?

Brecht: Kam shkruar një numër poezish dhe këngësh dhe pjesësh teatrale gjatë luftës kundër Hitlerit, dhe natyrisht për këtë arsye ato mund të konsiderohen revolucionare, sepse unë natyrisht kam qenë për rrëzimin e kësaj qeverie.

(E.R.)