Shkrihet një shoqatë kontroverse




«Mira», një shoqate e cila angazhohet kundër shfrytëzimit seksual, i kanë mbaruar lekët. Ajo do të duhet të vazhdojë punën nën një tjetër kulm, njofton Tages Anzeiger

Shoqata «Mira» përpiqej për parandalimin e shfrytëzimit seksual. Ajo tani do të ketë një bartës tjetër. Nga korriku i këtij viti atë do ta marrë përsipër «Pro Juventute», me çka do të garantojë ekzistimin e saj të mëtutjeshëm. Këtë e ka konfirmuar për «NZZ am Sonntag» zëdhënësja e «Pro Juventute»-s, Irene Meier. «Mira» e deritanishme, për mungesë fondesh, gjendet para shpërbërjes.

«Mira» ekziston prej 15 vitesh. Aktiviteti i saj shprehej në sensibilizimin e shoqatave sportive dhe organizatave të tjera për çështje të shfrytëzimit seksual.

Në vitin 2011 ajo u bë objekt kritikash në rastin e një instruktori sporti në Greifensee. Burri kishte abuzuar për një kohë të gjatë me fëmijë dhe të rinjë në qendrën sportive ku punonte. Më vonë rezultoi se «Mira» kishte pasur prej vitesh njohuri për rastin. Në vend që t’u drejtoheshin autoriteve, njerëzit e shoqatës kishin zhvilluar të ashtuquajtura biseda konfrontuese, gjë që i kishte dhënë kohë instruktorit të ushtronte edhe më tej veprimtarinë e tij abuzuese. / ks«Mira», një shoqate e cila angazhohet kundër shfrytëzimit seksual, i kanë mbaruar lekët. Ajo do të duhet të vazhdojë punën nën një tjetër kulm, njofton Tages Anzeiger

Shoqata «Mira» përpiqej për parandalimin e shfrytëzimit seksual. Ajo tani do të ketë një bartës tjetër. Nga korriku i këtij viti atë do ta marrë përsipër «Pro Juventute», me çka do të garantojë ekzistimin e saj të mëtutjeshëm. Këtë e ka konfirmuar për «NZZ am Sonntag» zëdhënësja e «Pro Juventute»-s, Irene Meier. «Mira» e deritanishme, për mungesë fondesh, gjendet para shpërbërjes.

«Mira» ekziston prej 15 vitesh. Aktiviteti i saj shprehej në sensibilizimin e shoqatave sportive dhe organizatave të tjera për çështje të shfrytëzimit seksual.

Në vitin 2011 ajo u bë objekt kritikash në rastin e një instruktori sporti në Greifensee. Burri kishte abuzuar për një kohë të gjatë me fëmijë dhe të rinjë në qendrën sportive ku punonte. Më vonë rezultoi se «Mira» kishte pasur prej vitesh njohuri për rastin. Në vend që t’u drejtoheshin autoriteve, njerëzit e shoqatës kishin zhvilluar të ashtuquajtura biseda konfrontuese, gjë që i kishte dhënë kohë instruktorit të ushtronte edhe më tej veprimtarinë e tij abuzuese. / ks