Shkon në mbi 171 mijë nënshkrime peticioni i opozitës

Opozita ka çuar në rreth 171 mijë numrin e nënshkrimeve të mbledhura kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, e kundër demarkacionit me Malin e Zi.




Vetëvendosje është e bindur se «qytetarët po flasin qartë: Serbia nuk mund të futet në Kosovë. ‘Zajednica’ nuk mund të kalojë!».

Kjo parti ka paralajmëruar se kur të tubojë 200 mijë nënshkrime, pakënaqësia do të shprehet në rrugë përmes protestave. Ndërkohë opozita është duke kundërshtuar me bllokim të Kuvendit të Kosovës, duke hedhur madje edhe gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit.