Shkolla e së ardhmes hapet në Finlandë

Psikologët për fëmijë tashmë sa kohë kanë paraqitur argumente se ndërrimi i qasjes që kemi karshi arsimimit do të ndihmonte shumë fëmijë që ta duan shkollën e jo ta urrejnë. Që të gjithë kemi dëgjuar parashkollorët teksa flasin që mezi presin të ulen në bankat e tyre shkollore dhe të vrapojnë drejt klasës me çantën mbi shpinë.




Në të vërtetë, neve mbase na kujtohet ajo ndjenjë entuziazmi, të cilën e kemi ndier kur kemi shkuar vetë në ditën e parë të shkollës. Por menjëherë pas ditëve të para të shkollës, shumë fëmijë ndiejnë zhgënjim me atë që i pret, shkruan sot «Koha Ditore».

Në shkollën «Saunalahti» në qytetin Espoo të Finlandës, zyrtarët kanë gjetur një mënyrë brilante për ta tejkaluar këtë problem. Duke filluar nga vetë objekti shkollor, secili që e sheh nuk do t’i shkojë kurrë mendja se fjala është për një shkollë.

Në vend të kësaj, më shumë duket si muze i arteve moderne – me ndriçim dhe hapësirë të mjaftueshme. Ekspertët e «Arkitektëve VERSTAS» janë siguruar që të largohen prej dizajnimeve tipike të shkollave publike, të cilat nuk mund t’i durojmë dot.