Shkodrës

Shkodra në një kartolinë austro-hungareze.



Lavd ty të qoft’, moj Shkodra e jon’ mizore!
Lavd ty, o çerdh’ e vjetër e Lirisë!
Lavd ty të qoft’, o Shkodra e jon’ arbnore,
Ti nder dhe fam’ e re e t’gjith’ Shqypnisë!

Lavd ty, o djep fisnik për shqyptarimin,
Që çerdhe shqypesh t’rrepta qe gjithherë,
Sa n’çdo rrezik ta ndoqne ty kushtrimin,
Tuj mbushun emnin tand plot lavd e ndere!

Ndonse me hov kët her’ t’u turr shkjenia
Ndër t’katër anët me top e pushk’ tuj t’ra,
Ti s’deshte t’dish aspak ç’a asht ligshtia.

Anmiqt’ për komb të lig jan tuj na sha —
Por Mal’ i Zi ta din, ashtu Serbia,
Q’atdheu i jon’ për ta nji Shkodër ka.

Trieshtë, 27.III.1913