Shkelje procedurale gjatë miratimit të buxhetit 2016

Këshilltarët opozitarë të Fushë-Kosovës kanë shumë vërejtje për mënyrën si është planifikuar buxheti i kësaj komune për vitin që vjen.




Kanë thënë se buxheti për vitin 2016 asgjë nuk ndryshon me ato të viteve paraprake. Pos, kësaj, ata akuzojnë qeverisjen komunale edhe për shkelje të rënda procedurale e profesionale, shkruan sot «Koha Ditore».

Këshilltari i pavarur, Ylber Islami, thotë se kanë munguar edhe debatet publike për buxhetin e vitit të ardhshëm.

«Edhe buxheti i këtij viti ka kaluar me shkelje të rënda procedurale, profesionale. Edhe raporti i Auditorit për vitin 2014 evidenton problemet që janë edhe të këtij buxheti, si keqplanifikim, keqmenaxhim, etj. Në komunat e tjera organizohen me qindra dëgjime publike, debate. Në komunën tonë, pos një dëgjimi, ku kanë qenë 5-6 veta, asnjë tjetër nuk është mbajtur. Të mos flasim për fshatra», ka theksuar ish-shefi i Grupit të këshilltarëve të LVV-së, Ylber Islami.

Sipas tij, komunarët kanë planifikuar shuma marramendëse për projekte të ndryshme pa asnjë specifikim.