Shkatërrimi i objekteve sportive “pa u përuruar”

Një incizim gati tre minutash i përcjellë me disa foto nga portali “malishevapress.com”, paraqitet gjendja e stadiumit të Malishevës, shkruan Koha Ditore.

Në incizim shihet se ende pa u kryer të gjitha punimet, janë demoluar zhveshtoret, banjat dhe rrethojat e këtij stadiumi. Investimet në stadium, sipas portalit lokal, janë rreth 400 mijë euro të ndara nga Komuna e Malishevës. Përurimi nuk është bërë ende, por pas ngjarjeve të fundit, as që pritet të ndodhë.

Në fakt, ky nuk është rasti i vetëm në Kosovë, ku punët e kryera prishen pa u prerë shiriti për to apo pa u zhvilluar ndonjë aktivitet i mirëfilltë.

Të njëjtën pamje ka marrë edhe stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë. Aty janë investuar rreth një milion euro nga Qeveria qendrore.

Rastet e shumta të dëmtimit të objekteve të saporenovuara janë shqetësuese për Departamentin e Sportit të Kosovës në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që është investuesi më i madh i renovimit të objekteve sportive.

“Ndërtimi i këtij stadiumi u ka kushtuar shumë qytetarëve të Malishevës, por Komuna e Malishevës ka qenë totalisht e papërgjegjshme për këtë investim dhe për ruajtjen e tij”, ka shkruar të mërkurën “malishevapress.com”.