Shiu lë me pak vizitorë festivalin e kafes e çajit [video]

Çaj dhe kafe për ata që kaluan në sheshin «Zahir Pajaziti». Është festivali më i ri që u mbajt në kryeqytet.




Edhe pse ishte hera e parë që festivali u mbajt në kryeqytet, numri i pjesëmarrësve nuk ishte siç di të jetë nëpër festivale të tjera.

Kjo për shkak të motit me shi, transmeton Koha.net.

Megjithatë, bizneset pjesëmarrëse thanë se fitimi nuk ishte i keq.

Sheshet për një kohë kanë qenë të qeta, në mungesë organizimesh të tilla.

Ndryshe, këtë javë në sheshin «Skënderbeu» ishte edhe panairi i artizanateve.