Shitet për 78’000 euro karta e menysë së «Titanic»-ut

Karta e menysë së drekës së fundit në «Titanic» është shitur në ankand për 78'000 euro.

Foto: Shutterstock.com



Në ankandin e shtëpisë Lion Heard, ndër të tjera, nën çekan erdhën edhe dy artefakte të tjera të «Titanic»-ut, të cilat një pasagjer i kishte marrë me vete në barkën e shpëtimit: Një biletë për në një banjo turke dhe një shkresë.

Abraham Lincoln Salomon quhet njëri ndër pasagjerët e klasit të parë që kishte mundur të shpëtonte me një barkë në momentin e fundosjes së «Titanic»-ut. Emri vjen nga thashethemet, se si një pasagjer i paskësh paguar ryshfet ekuipazhit për të ikur shpejt me një anije shpëtimi, përpara se të hipnin të mbijetuar të tjerë.

Në kartën e menysë së datës 14 prill 1912 janë ofruar file brilli dhe mish i gdhendur. Në anën a mbapme të kartës gjindet nënshkrimi i një pasagjeri tjetër i klasit të parë, Isaac Gerald Frauenthal, i cli gjithashtu ia kishte dalë të shpëtonte me një barkë shpëtimi. Mendohet që Salamon dhe Frauenthal në ditën e fatkeqësisë kanë drekuar së bashku.

Salamon kishte marrë me vete edhe një biletë nga banjat turke të «Titanic»-ut, në të cilën është shënuar pesha e një personi. Bilta në ankand është shitur për 9’800 euro, ka raportuar këto ditë NZZ.

Dokumenti i tretë është një shkresë nga Mabel Francatelli drejtuar Salomonit në letër të hotelit njujorkez të Plaza-s, e datuar gjashtë muaj pas tragjedisë. Në letër ajo ankohet për raportin e keq me punëdhënësit Lucy dhe Cosmo Duff-Gordon, të cilët e paskëshin paguar ekuipazhin e «anijes së artë». Një komision hetimor më vonë i çliroi ata nga kjo akuzë. Shkresa u shit për 6’686 euro. ks