Shitës ambulantë bëjnë biznes gjatë orarit mësimor në Gjimnazin e Kamenicës

Dy agjentë tregtarë pa u penguar nga askush ka kohë që po bëjnë tregti nëpër shkolla të Kamenicës.




Tregtarët serbë po u ofrojnë blerësve shqiptarë produkte me çmime më të lira sesa në shitore, dhe këtë punë po e bëjnë gjatë procesit mësimor.

Bashkim Latifaj, mësimdhënës në gjimnazin «Ismail Qemali», ka deklaruar se në këtë shkollë po bëhet tregti në orar të punës.
«Kanë shitur nëpër shkolla kosmodiska diçka për shpinë, diçka për duar dhe unë kam qenë prezent aty.

Për mua ka qenë e papranueshme diçka që nuk ta kapë truri që mundet me ndodh diçka kështu nëpër shkollat e Komunës së Kamenicës. Kanë qenë dy tregtarë nga Kragujeveci dhe kanë pasur një përkthyes. Kanë hyrë, kanë shpërndarë materialet dhe aty kanë bërë shitjen dhe kanë bërë pazarllëqe dhe kusuritje», ka thënë Latifaj, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.