Shiten biletat për ndeshjen Shqipëri – Serbi




Nuk janë dashur shumë minuta që në uebfaqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit të mos mbesin bileta online në dispozicion për takimin Shqipëri-Serbi.

 

Pak minuta pasi FSHF-ja njoftoi se biletat kishin dalë në shitje online, faqja fillimisht u bllokua, ndërsa tani pas hapjes shkruan se nuk ka bileta në dispozicion.
Në faqen e dedikuar për porosi të biletave, tani i hapur është vetëm takimi mes Skënderbeut dhe Beshiktashit në kuadër të Evropa Ligës, raporton koha.net.

Interesimi për bileta për këtë sfidë ishte jashtëzakonisht i madh.

Shqipëria pret Serbinë më 8 tetor në kuadër të Eliminatoreve për Euro 2016.