Shfaqen në Podujevë kartëmonedha 100 eurosh false

Në rr. «Zahir Pajaziti», Podujevë, dje, më 14 qershor rreth orës 09:35, një mashkull, shqiptar i Kosovës, kishte raportuar në polici për një kartëmonedhë false.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se ankuesi, punëtor në një bankë ka raportuar se gjatë deponimit të një shume parash nga i dyshuari mashkull, K/Shqiptar, ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 eurosh, që dyshohet të jetë e falsifikuar, transmeton Koha.net.

Nuk raportohet për të arrestuar.