Shërbimi Informativ Zviceran i regjistron pasagjerët e fluturimeve

Shërbimi Informativ i Federatës mbledh prej katër vitesh të dhëna për pasagjerët nga vende të caktuara në Zvicër.

Për arsye të rrezikut terrorist, Shërbimi Informativ i Zvicrës (NBD) mledh të dhëna personale nga të gjithë pasagjerët, të cilët flutirojnë nga «vende rreziku» në Zvicër. Ai i krahason të dhënat me ato që ka në dispozicion për të shqyrtuar nëse paraqitet ndonjë rrezik për sigurinë e mbrendshme, apo të jashtme nga ndonjë pasagjer. Kështu është shprehur zëdhënsaja e Shërbimit për «NZZ am Sonntag», raporton Tages Anzeiger.

Nuk bëhet e ditur se cilat vende konsiderohen nga Shëerbimi Informativ Zviceran si «vende të rrezikut». Kjo listë autorizohet nga Qeveria, ka thënë zëdhënësja – ajo është e klasifikuar si konfidenciale dhe nuk mund të japë më tepër detaje për këtë çështje.

Të dhëna për pasagjerët e fluturimeve, shërbimi sekret zviceran mbledh nga viti 2011. Numrin e personave të regjistruar deri më tani nuk e bën të ditur. Mendohet se ai shkon në mbi një milion pasagjerë. Në vitin 2013 Shërbimi kishte shqyrtuar të dhënat e 511’000 udhëtarëve.

Shërbimi Informativ këto të dhëna i merr nga Sekretariati Shtetëror për Migracion, ky nga ana e tij ato i siguron prej shoqërive që ofrojnë fluturime për në Zvicër. Lista e këtyre destinacioneve momentalisht kap Stambollin, Prishtinën, Moskën, Dubain, Nairobin, Kazablankan dhe Marakeshin – del nga një dokument i administratës federale. / ks

Foto: K. ShabaniShërbimi Informativ i Federatës mbledh prej katër vitesh të dhëna për pasagjerët nga vende të caktuara në Zvicër.

Foto: K. Shabani