Shërbimi informativ – më shumë kompetenca dhe më shumë kontroll

Shërbimi Informativ Zviceran do të fitojë më shumë kompetenca, por njëkohësisht edhe do të kontrollohet më tepër. Një instancë të re vëzhgimi e kërkon Parlamenti.

Tani të gjitha dhomat e Parlamentit zviceran dhe Komisioni i Politikës së Sigurisë janë për një instancë të re të kontrollit për Shërbimin Informativ. Dhomat kanë vendosur prej kohësh për shtimin e kompetencave të shërbimit informativ – ai në të ardhmen do të mund t’i përgjojë telefonat. Pikat kontestuese do të diskutohen në sesionin e vjeshtës. Dhomat janë dakord që ndalimin e personave dhe marrjen e tyre në pyetje mund ta bëjë vetëm policia, kjo nuk duhet t’i lejohet shërbimit informativ.

Kontestuese mbetet çështja se për cilat masa shërbimi informativ duhet të sigurojë një leje. Sipas Qeverisë, këtu bëjnë pjesë vendosja e mikrofonave në hapërsira private ose depërtimi në kopjutera brenda vendit. Këtë do të duhej ta miratonte Gjyqi Admnistrativ Federal dhe ministri i mbrojtjes. Sipas Dhomës së Vogël një gjykatës duhet të japë miratimin e tij edhe në rastin kur depërton në kompjutera jashta vendit. Por kjo është refuzuar nga Komisioni. Edhe ministri i mbrojtjes kishte qenë kundër. Argumentimi është ky: Një aksion jashta vendit është ilegal, dhe këtë nuk do ta miratonte një gjykatës. «Sikur të duhej një miratim gjyqësor, depërtimi në kompjuterë jashta vendit është faktikisht i pamundur», transmeton Tages Anzeiger.

Komisioni parlamentar i qëndron asaj se qeveria vendimin për një depërtim në kompjuterë duhet t’ia delegojë ministrit të mbrojtjes ose shefit të shërbimit informativ. Dhoma e Vogël dëshiron që në çdo rast të vendosë qeveria. Komisioni nuk dëshiron edhe që shërbimi informativ të dispensohet nga «parimi i publikut». Aktorët e përfshirë në çështjen e ligjit shpresojnë se do të vijë deri te miratimi i ligjit. Përndryshe, sidomos kundërshtarët e ligjit, janë për zgjidhjen me referendum. ks