Shërbimi Informativ lajmëron xhihadistë të rinj nga Zvicra

Numri i personave me banim në Zvicër, të cilët kanë udhëtuar në zonat e luftës ka shkuar në 76.

Foto: Oleg Zabielin / Shutterstock.com

Shërbimi Informativ Federal këtë muaj ka regjistruar dy raste të reja të të ashtuquajturve «udhëtarë të xhihadit» nga Zvicra. Me këto, numri i personave, të cilët nga viti 2001 kanë shkuar në zonat e konfliktit për motive xhihadiste ka shkuar në 76.

Në të shumtën e herave caku i këtyre «udhëtarëve të xhihadit» nga Zvicra janë Siria dhe Iraku, e transmetojnë mediat zvicerane Shërbimin Informativ. Destinacione të tjera janë Somalia, Afganistani dhe Pakistani.

Disa nga këta udhëtarë, sipas Shërbimit Informativ, gjinden akoma në ato vende; ndërkaq 21 tanimë e kanë humbur jetën. Numri i kthyerve, në krahasim me një muaj më parë, është rritur me një person dhe shkon në 13. Nga këta 76 veta 29 kanë pasaportë zvicerane, ndërsa 17 kanë shtetësi të dyfishtë. ks