Shënohet 100 vjetori i shkollës shqipe në trevat e Deçanit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mori sot pjesë në mani0festimin për 100-vjetorin e shkollës shqipe në trevën e Deçanit, të organizuar nga shoqata e historianëve të Kosovës »Ali Hadri», dega në Deçan. Në manifestim morën pjesë edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, anëtarë të familjeve të dëshmoreve, përfaqësues të Institutit të Historisë dhe studiues, njofton kumtesa nga Presidenca e Kosovës.

Presidentja Jahjaga mbajti edhe një fjalim në shënim të përvjetorit të 100-te të shkollës shqipe në Deçan dhe foli edhe për mbijetesën e arsimit dhe për rëndësinë e arsimimit dhe edukimit.

Shpreh mirënjohjen time për ftesën, për të marrë pjesë në manifestimin për njëqind vjetorin e arsimit shqip në komunën e Deçanit, përkatësisht për hapjen e shkollave me mësim në gjuhën shqipe në fshatrat Drenoc dhe Irzniq dhe njëkohësisht ju përgëzoj për organizimin dhe kujtimin e datave të rëndësishme nga e kaluara e popullit tonë dhe të kësaj treve, veçanërisht për shënimin e jubileut të arsimimit në gjuhën shqipe, tha me këtë rast presidentja Jahjaga .

Të përkujtojmë këtu me nderim Hasan Prishtinën e Bajram Currin, Niman Ferizin e Qazim Bakallin, Pashk Llogorecin e Ndue Bytyqin si dhe mësuesit Ibrahim Fehmiu në Drenoc të Vokshit dhe Latif Shaqirin në Irzniq e shumë e shumë atdhetarë e arsimdashës të tjerë që, duke hapur shkollat në këto anë, e hapën horizontin e dijes si pjesë e zgjimit dhe të dinjitetit kombëtar.

Sot me krenari e kujtojmë Kongresin e Alfabetit të, mbajtur në Manastir në vitin 1908, kur u vendos që gjuha shqipe të përdorë alfabetin latin, si një sukses të madh, si një përcaktim të drejtë, si një rreshtim të popullit shqiptar në familjen evropiane.

Shkolla shqipe ka një domethënie të veçantë për popullin e Kosovës, sepse me të ka ruajtur edhe identitetin – jo vetëm gjuhën, dhe sepse bashkë me të ka kultivuar ndjenjën për liri dhe ndjenjën për të qenë i barabartë me të gjithë popujt e tjerë.

Me shkollën kemi shkruar edhe historinë tonë – një histori sa të dhimbshme po aq edhe krenare. Historinë e një vendi që lirinë – krahas sakrificës dhe përpjekjeve të pareshtura të gjeneratave të tëra – e ka fituar edhe me ndihmën e pakursyer ndërkombëtare. Historinë e një vendi që pavarësinë e ka ndërtuar me vullnetin e popullit të tij dhe me mbështetjen e madhe të miqve dhe aleatëve tanë.

Pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm – po aq sa është edhe aspirata e popullit të Kosovës për të qenë pjesë e pandashme dhe e barabartë edhe e NATO-s, edhe e BE-së edhe e OKB-së. Me një miqësi të përjetshme me SHBA-në.

E kaluara e rëndë, e dhunshme dhe hegjemonizmi, pasojat e të cilës po i vuajmë edhe sot, nuk kthehet më. Kosova është faktor stabiliteti dhe i sigurisë, një promovuese e fuqishme e marrëdhënieve ndërmjet fqinjëve dhe kontribuuese e madhe e paqes jo vetëm në rajon. Prandaj, ne sot kur po i vendosim themelet e forta të paqes duhet të mendojmë për pajtimin ndërmjet të gjithë popujve, duke mos e harruar të kaluarën, por duke e ndërtuar të ardhmen.

Drejtësia duhet të mbisundojë dhe krimet e bëra duhet të dënohen për të mos u përsëritur asnjëherë më.

Kosova është vend i traditave të mirëkuptimit e mirëbesimit, vend shumëkulturor i tolerancës dhe kultivimit të harmonisë kombëtare dhe fetare. Në veçanti kjo pjesë e Kosovës, Rrafshi i Dukagjinit, ka dëshmuar me shekuj këtë histori të tolerancës dhe të bashkëpunimit fetar. Kosova ka një trashëgimi të pasur kulturore e fetare, dhe një prej tyre është edhe Manastiri i Deçanit, një objekt tashmë në mbrojte të UNESCO-s, vend anëtar i së cilës organizatë së shpejti do të bëhet edhe Kosova.

Ky Manastir, që mban emrin e qytetit tuaj, një objekt i trashëgimisë dhe kultit fetar ortodoks, gjatë historisë mbijetoi dhe u ruajt nga banorët e zonës – kryesisht fise shqiptare. Kjo traditë besoj se duhet të kultivohet edhe në të ardhmen, sepse kështu ruajmë pasuritë dhe trashëgiminë e Kosovës dhe sepse kështu kultivojmë ndjenjën e lirisë dhe të barazisë.

Unë angazhohem që marrëdhëniet me Manastirin të zhvillohen në frymën e bashkëpunimit të mirë, të mirëkuptimit dhe mirëbesimit me ata që shërbejnë në atë vend, duke mundësuar njëkohësisht edhe kryerjen e të gjitha detyrave dhe obligimeve si pushtet komunal.

Ne duhet ta respektojmë frymën e Kushtetutës dhe të Ligjeve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht obligimet tona të marra me Pakon e Ahtisaarit. Vetëm sundimi i ligjit dhe zgjidhjet institucionale janë të qëndrueshme dhe njëherësh të pranueshme.

Ne jemi aq larg po edhe afër nga BE-ja për aq sa kemi kryer punët tona. Dhe prandaj duhet të tregojmë pjekurinë tonë dhe vizion për të ardhmen, e cila ndërtohet bashkërisht për një shoqëri të njerëzve të lirë me mundësi të qarta dhe të barabarta për zhvillim dhe përparim. Një shtet të së drejtës, me një sistem të përparuar e modern të arsimimit.

Pas përfundimit të manifestimit, Presidentja Jahjaga vizitoi shkollën fillore «Sylë Alaj» në Drenoc të Deçanit dhe bashkëbisedoi me nxënësit dhe me personelin arsimor te shkollës.

Gjatë vizitës në Deçan, Presidentja Jahjaga u takua edhe me kryetarin e Deçanit, zotëri Rasim Selmanaj, në ndërtesën e komunës. Presidentja Jahjaga u njoftua nga kryetari Selmanaj për zhvillimet aktuale në komunë dhe projektet zhvillimore të saj.