Shenjt, shenjt, shenjt

Kur Papa Françesku e shenjtëroi Nënë Terezën, festuan njëherazi tre vendlindje. Shqiptarët janë myslimanë? S’ka rëndësi, ajo që vlen është simboli kombëtar.

Busti i Nënë Terezës në Strugë. Foto: agrofruti / Shutterstock.com

Tiranë / «Njëherë fitoi xhudistja Majlinda Kelmendi në pjesëmarrjen e parë të Kosovës në lojërat olimpike medaljen e artë, pastaj shenjtërohet Nënë Tereza dhe në fundt Kombëtarja jonë e futbollit e nis mbarë në kualifikimin për Kampitonatin Botëror», entuziazmohet avokati i ri shqiptar Bekim Haxhiu». Në zërin e tij ndihet krenaria: Më në fund njëherë vijnë lajme të mira nga Shqipëria dhe Kosova, qoshja e varfër të Europës.

«Njerëzve iu kanë ardhur te hunda lajmet e këqija të viteve të fundit», thotë edhe Shota Bukoshi në kopështin e një hoteli në Prishtinë dhe gëzohet. Diplomatja e re kosovare është kthyer për disa ditë nga Berlini në Kosovë.

Shumë shqiptarëve në Shqipëri dhe në Kosovë iu ka rënë në sy, se sidomos shtypi në Europë (jo CNN-i) e ka shmangur që në raportimin për shenjtërimin e Nënë Terezës ta prezantojë atë si shqiptare. Edhe kisha katolike më shumë e ka heshtur këtë, thotë Shkëlzen Maliqi, këshilltar për politikën e jashtme i qeverisë shqiptare.

«Ne nuk çmohemi si posaçërisht shenjtorë», thotë me buzën në gaz intelektuali 69-vjeçar, edhe për atë që tani tre shtete dhe përfaqësuesit e tyre shfaqen në shkëlqimin e shenjtërimit: Kosova, nga ku rrjedh familja e saj; Maqedonia, ku ajo ka lindur si pjesëtare e pakicës shqiptare; dhe natyrisht Shqipëria, ku ajo për një kohë e ka ndjekur shkollimin.

Tre burrështetas në Romë

Të tre shefat e shtetit nuk mund ta linin pa fluturuar në Romë me përcjelljen e tyre me rastin e shenjtërimit. Teatri shtetëror dhe artistë në Tiranë festuan në mënyrë po kaq pompoze sikurse Prishtina zyrtare.

Madje edhe nën përmendoren gjigande kiçe të Aleksandrit të Madh në qendrën e re të Shkupit – një kreacion i nacionalizmit maqedono-ortodoks – u përkujtua këtë ditë shenjtorja katolike. Dhe, në Prishtinë në Bulevardin Nënë Tereza këtë ditë u përurua në mënyrë festive një kishë e re. Tablotë dhe bustet mbidimenzionale të shenjtores në Prishtinë konkurrojnë me relievin mural prej midhjeve dhe skulpturave në kishën katolike të Tiranës.

Nuk ia del secili të jetë shenjtor kombëtar në tre shtete. «Në shenjtërim në Romë kishte më shumë të pranishëm myslimanë, sesa katolikë», mëkaton Shota Bukoshi.

Myslimanë, por të hapur

60 për qind e shqiptarëve janë nominalisht myslimanë, qofshin sunitë apo shiitë të sektit shoqëror liberal bektashi.

«Shumica e shqiptarëve nuk janë edhe aq fetarë, pavarësisht nëse i takojnë njëri apo tjetrit komunitet religjioz», mendon Shkëlzen Berisha. Feja ndër shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë nuk luan ndonjë rol të madh, me përjashtim të popullatës shqiptare në Maqedoni mbizotëron një botkuptim i hapur për botën.

Kështu nuk është çudi që reagimet ndaj kritikës së shenjtores kombëtare janë proporcionale. A ishte Nënë Tereza vërtetë avokatja e të sëmurëve dhe të varfërve? A shërbente bujtina e vdekjes në Kalkutë para së gjithash që në momentin e fundit të jetës hidusët të bëheshin të krishterë?  A nuk vendoste ajo edhe shkopinj në këmbët e atyre të cilët donin t’u ndihmonin atyre që jetonin?

Në manifestimet e shqiptarëve të tre shteteve nuk ishte fjala për interpretimin kritik të fakteve historike, por për një simbol kombëtar mbishtetëror. Disa ditë më vonë festoi edhe populli, me aklohol dhe bujë: Në Prishtinë pas rezultatit 1:1 të Kombëtares së Kosovës në Finlandë dhe në Tiranë pas fitores së Shqipërisë kundër Maqedonisë.

(taz.de) ks