Shën Nënë Tereza: Përse grinden tre shtete për prejardhjen e saj

Nënë Tereza të dielën u shennjtërua nga Papa. Edhe pse «engjulli i të varfërve» për kontributin e saj adhurohet në Indi, tre vende ballkanike grinden për prejardhjen e saj: Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

Statuja e Nënë Terezës në Tiranë. Foto: Oleg Znamenskiy / Shutterstock

Prej vitesh tre shtete ballkanike – Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova – grinden për titullin «Vendlindja e Nënë Terezës». Shqipëria për vite me radhë kishte negociuar pa sukses me Indinë për bartjen e eshtrave të shenjtores me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë nga Kalkuta në Tiranë.

Maqedonia «pretendimet» e saj i arsyeton me atë se murgesha ka lindur në vitin 1910 në Shkup. Atëbotë qyteti akoma quhej Üsküp dhe ishte një vend multikulturor në Perandorinë Osmane. Kosova argumenton se nëna e Terezës vjen prej atje dhe ka emigruar në Shqipërinë e sotme fqinje.

Nëna dhe motra më e madhe e nobelistes (1979) prehen në varrezat e kryeqytetit shqiptar, Tiranë. Ndonëse ajo banesën e fundit të më të afërmve të saj mund ta vizitonte vetëm më 1989, pas rënies së regjimit fundamentalisto-komunist.

Mban emrin e aeroportit dhe sheshit të qytetit

Dhe, kjo duhej të ndihmonte në arritjen e «pretendimeve»: Aeroporti i Tiranës e mban emrin e murgeshës: «Nënë Tereza». Përpara tij ajo qëndron në Bronz. Në Shkup u hap një shtëpi muze me dokumenta dhe fotografi, sepse shtëpia e saj nuk qëndron më.

Korzoja e kryeqytetit të Kosovës mban emrin e saj, duke përfshirë edhe një statujë bronzi. Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së saj, në qytetin me përbërje myslimane u përurua kisha Nënë Tereza – një tempull mbidimenzional për kushtet e Kosovës.

Maqedonia e dominuar nga sllavët sot e konteston që babai i Terezës ka qenë vërtet shqiptar. Sipas saj, ai i ka takuar popullit të vogël roman të cincarëve, i cili në shekullin e 18-të dhe 19-të është përzënë nga bastioni i tij në juglindje të Shqipërisë, Moskopolje («Jeruzalemi ynë»).

Bamirësja për të gjallë të saj është cituar kështu: «Nga gjaku jam shqiptare, nga shtetësia indiane, nga besimi katolike dhe i takoj të gjithë botës»

(Marrë nga Aargauer Zeitung, mbi bazë të agjencisë zvicerane të lajmeve, sda) ks