SHBA-të përkrahin anëtarësimin e Malit të Zi në NATO




Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përkrahin anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, nëse ish-republika jugosllave vazhdon të ndjek rrugën e reformave dhe të rris përkrahjen për anëtarësim në aleancën e sigurisë Perëndimore, ka thënë të hënën Shtëpia e Bardhë.

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i ka thënë kryeministrit malazez, Milo Gjukanoviq gjatë një telefonate të hënën se SHBA-të do të përkrahin ftesën për anëtarësim në NATO për Malin e Zi në muajin dhjetor përderisa ky vend vazhdon të përparojë në këto fusha, raporton Reuters.

Leja për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO do të mund të nxiste tensione mes Rusisë dhe SHBA-ve dhe anëtarëve tjerë të aleancës Perëndimore mes krizës së vazhdueshme në Ukrainë, transmeton Koha.net.

Ftesa për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO mund të vijë në takimin e ministrave të jashtëm në muajin dhjetor, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Aleanca Perëndimore vitin e kaluar vendosi për hapjen e bisedimeve intensive me Malin e Zi për anëtarësim.