ShBA propozon ambasadorin e vet të ri në Serbi

Kryetari amerikan Barack Obama ka ndër mend të nominojë Kyle R. Scott për ambasador të ri të ShBA në Serbi, ka kumtuar Shtëpia e Bardhë.




Obama e ka arsyetuar këtë nominim dhe të tjerët në pozita të administratës amerikane duke shfaqur shpresën se «këta individë të vyeshëm e me përvojë do të mund të ballafaqohen me problemet që janë përballë Amerikës», transmeton Koha.net.

Kyle R. Scott, i cili do ta zëvendësojë ambasadorin aktual Michale Kirby , është diplomat karriere dhe nga viti 2014 këshilltar në State Department pranë Fondit gjerman Marshal. Më parë ai ka qenë konsull i përgjithshëm në Milano dhe drejtor i Repartit për Rusinë. Po ashtu ka qenë zëvendësshef i misionit të ShBA në OSBE (2005-2009). Ai për State Departamentin ka kryer detyra e funksione në Kroaci, Izrael e Zvicër.