SHBA dhe 4 shtete tjera e njohin FSK-në si Ushtri të Kosovës

Kosova po e përfundon edhe vitin e dytë të dështimit për ta shndërruar FSK-së në ushtrisë.




Megjithatë, aleatët e saj në NATO kanë nisur ta llogarisin këtë forcë si Ushtria e Kosovës, raporton KTV.

Në SHBA, Kanada, Gjermani, Turqi dhe Zelandë të Re kanë arritur dokumentet që dëshmojnë një gjë të tillë.

Ky dokument që dëshmon se qytetarët e Kosovës nuk e kanë obligim shërbimin ushtarak, lëshohet nga ushtritë e rregullta të shteteve dhe këto shtete tash e disa vjet e kërkojnë këtë dokument nga FSK-ja.

60 deri në 70 dokumente të tilla lëshohen brenda vitit dhe ato kërkohen kryesisht nga personat që kanë fituar Green Cardwn apo për punësim në sektorët e sigurisë në shtete të ndryshme.

SHBA-ja, Kanadaja, Gjermania, Turqia dhe Zelanda e Re “njohin” FSK-në si ushtri të Kosovës, pasi nga kosovarët që bëhen banorë të këtyre shteteve kërkojnë një vërtetim, i cili dëshmon se nuk kanë obligim shërbimin ushtarak. Ky dokument lëshohet nga FSK-ja.
Ky vendim ka nisur të lëshohet që nga viti 2009.

Edhe për vetë Forcën e Sigurisë së Kosovës pranimi i këtij dokumenti nga shtet e fuqishme, siç janë SHBA-ja apo Gjermania, do të thotë shumë.

Kosova ka më shumë se dy vjet që ka hartuar edhe një projektligj për ndryshimin e rreth 40 ligjeve aktuale që i hapin rrugë një gjëje të tillë, transmeton Koha.net.

Por puna ka ngecur në Kuvend, pasi për t’u votuar ndryshimet për FSK-në është e domosdoshme vota e deputetëve serbë.