Shaqiri e vlerëson të pabesueshëm rikthimin e Zvicrës

Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, thotë se rikthimi i Zvicrës në sfidën ndaj Sllovenisë ka qenë i pabesueshëm.

Zvicra të shtunën mbrëma bëri një rikthim sensacional, duke përmbysur disavantazhin 2:0, me tre gola të shënuara për 14 minuta lojë, shkruan sot Koha Ditore.
Rezervistët Josip Drmiq (80′ dhe 90+4′) dhe Valentin Stocker (84′) shënuan për Zvicrën, ndërsa për Slloveninë kishin shënuar Milivoje Novakoviq (45′) dhe Boshtjan Cesar (48′). Zvicra fitoi 3:2.
Shaqiri asistoi golin e barazimit për 2:2 të shënuar nga Stocker.

Ai pas një bashkëveprimi të bukur me Granit Xhakën, shërbeu Stockerin në zonë, që shënoi.

«Unë nuk dua të flas shumë për atë se si dhe pse erdhi te ky kthim i madh. Por, ishte një paraqitje e jashtëzakonshme e skuadrës. Ne besuam në vete dhe dhamë çdo gjë. Unë jam shumë krenar me këtë skuadër dhe shumë i lumtur, që u shpërblyem për paraqitjen. Për që shënuam edhe golin për fitoren 3:2 është e pabesueshme. Edhe për tifozët. Ne do të udhëtojmë në Angli dhe tash mundohemi të marrim pikë», ka thënë Shaqiri përcjell “20 minuten”.