«S’është me rëndësi a pajtohemi, por të komunikojmë dhe të njihemi»

[Best_Wordpress_Gallery id=”147″ gal_title=”Ekspozita Muhamed”]

INTERVISTË ME KRYETARIN E UNIONIT SË IMAMËVE SHQIPTARË NË ZVICËR, NEHAT ISMAILI

Deri tani njihet më pak se 10 për qind e jetës dhe veprës së profetit Muhamed. Ky ishte konkluzioni i ekspozitës së Shoqatës së Imamëve Shqiptarë në Zvicër, e organizuar në prill në Xhaminë e Bardhë në Aarburg. Ajo u thirr në kontekst të ngjarjeve lidhur me karikaturat e Profetit dhe pasojat e tyre. Ekspozita evokon momentet më të rëndësishme të jetës së tij dhe afirmon fakte të panjohura gjerësisht për Profetin.

Nga Kujtim SHABANI

Çka paraqiste ekspozita e profetit Muhamed në Xhaminë e Bardhë në Aarburg për gati një javë?

Ekspozita vjen në kontekstin e ngjarjeve të Parisit, Kopenhagës, Brukselit etj. Ajo ishte e nevojshme, sepse bëhet fjalë për një figurë markante, në emër të së cilës bëhen vepra që bien ndesh me vlerat universale dhe të vetë Islamit.

Ajo duhej të theksonte kush ishte profeti Muhamed në të vërtetë, si ka reaguar ai kur është fyer, si ka vepruar me robërit e luftës, me armiqtë dhe protagonistët më të mëdhenj të jetës fetare të kohës etj.

Për këtë e ftuam profesor Mustafa Ammar Munla, i cili ka shkruar mbi 30 vepra shkencore nga fusha e historisë e islamistikës dhe ka marrë pjesë në një projekt pesëmbëdhjetëvjeçar me një ekip ekspertësh në hulumtimin e jetës së profetit Muhamed, duke gjurmuar çdo hap që ka bërë ai. Rezultatet e këtij projekti janë prezantuar nëpërmjet hartave, fotografive, videofilmave e dorëshkrimeve.

Ekspozita do të jetë tradicionale. Nëpërmjet eksponateve të ndryshme do të aktualizohet jeta dhe vepra e profetit Muhamed. Njohja e mirëfilltë e saj do ta mbrojë opinionin nga instrumentalizimi prej qarqeve të ndryshme.

Domethënë, ekspozita tregon rrethanat e jetës, përveç imazheve të vetë Profetit?

Ekspozita i tregon faktet gjeografike, politike dhe sociale të kohës para se dërgohej Profeti. Ajo transmeton mesazhet, vizonin, itinerarin dhe migracionin e tij nga Meka në Medinë, sepse: çdo migracion është shpresë.

Ajo e tregon sistemin e vlerave të Profetit. Pastaj, prezanton elemente nga betejat e tij – ndërtimin e strategjive, Kartën për të Drejtat e Njeriut, kujdesin për ambientin, urdhrin për unazën me rreze prej 30 kilometrash rreth Medinës, ku nuk thereshin kafshët, apo zonën prej 90 kilometrash nga Medina për kultivimin e deveve për sadaka etj. Ekspozita e shfaq profetin Muhamed në të gjitha dimensionet – si njeri, si komandant, si politikan…

Kujt i drejtohet kjo ekspozitë?

Të gjithë të interesuarve. Në radhë të parë imamëve, që ata të aftësohen në përdorimin e dokumenteve dhe të njihen detajisht me faktet, të cilat nuk i kanë ditur. Profesori përmendi se vetëm shtatë për qind e biografisë së profetit Muhamed është evidentuar nëpër libra.

Sa është studiuar jeta e profetit Muhamed në Perëndim?

Ka botime nga më të ndryshmet. Qasjet herë pas here kanë qenë të instrumentalizuara, por ka edhe objektive. Në Mesjetë, profeti Muhamed është paraqitur si i egër, i vrazhdë, gjakpirës – që synon ta rrënojë kulturën dhe qytetërimin e atëhershëm të krishterë etj. Kohëve të fundit ka studime të mira objektive, ka intelektualë dhe orientalistë që merren seriozisht me jetën e profetit Muhamed. Por, ka edhe shumë për t’u nxjerrë në dritë.

A kemi një qasje autoktone arabe ndaj profetit Muhamed dhe një perëndimore? Ndoshta në interpretim, sepse faktet duhet të jenë të njëjtat…

Duhet. Ka pasur tendenca nga orientalistë që profetin Muhamed ta paraqesin më shumë si një filozof, duke ia hequr epitetin e profetit të Zotit. Ka pasur raste kur Profeti është quajtur komandant luftërash, strateg. Qasja arabe ka qenë më e gjerë, por ka munguar ndoshta studimi më kualitativ. Duhet zgjeruar me aspektin e përkujdesjes sociale të Profetit, atë për ambientin etj.

Ne na ka ardhur jetëshkrimi i Profetit si luftëtar. Por, edhe ky aspekt vjen i cekët. Duhet thelluar dhe rishikuar konceptet dhe faktorët që kanë çuar te një betejë. Flitet për Bedrin dhe një karvan të sulmuar dhe nxirret konkluzioni se Profeti ka pasur synime plaçkitëse. Harrohet se Profeti ka pasur shtet me sovranitet dhe integritet territorial. Faktikisht, shkaqet e luftës së Bedrit kanë të bëjnë me cenimin e autoritetit të Qeverisë së Medinës, e cila ka qenë në konflikt me Qeverinë e Mekës. Mendoj se duhet një rishikim, e jo ndryshim i fakteve. Zaptimi i mallit të karavanit është e drejtë legjitime e një shteti: si i kontrabanduar apo i palajmëruar, ai konfiskohet. Kur gjërat i sheh nga kjo perspektivë, me koncepte bashkëkohore, ato fitojnë tjetër kuptim.

Është çështja e Kartës së Medinës për të Drejtat e Njeriut, e me këtë profeti Muhamed u ka paraprirë të gjitha qytetërimeve. Ai ia ka mundësuar komunitetit hebraik të gjykohet si pakicë fetare me ligjet e tij. Kjo, me pak ekzagjerim, i bie sikur shqiptarët në Zvicër të gjykoheshin me Kanunin e Lekë Dukagjinit.

A mund t’i jepni në vija të trasha momentet kryesore të jetës së profetit Muhamed. Kush ishte ai?

Pejgamberi a.s. ka lindur në Mekë. Babai i tij e ka pasur emrin Abdullah, nëna quhej Emine. Që të dytë vinin nga fise të lashta, me prestigj të lartë social në Mekë. Qyteti njihet si një vend transit i kulturave dhe qytetërimeve, shtrihej në një vijë tregtare që i ka lidhur Jemenin dhe Shamin. Meka ka qenë qendër e arabëve, sepse Qabja edhe atëherë ka qenë një vend i frekuentuar nga pelegrinë, të cilët e kanë bërë haxhin me një tjetër përkushtim. Ka pasur fise që janë marrë me përkujdesjen e Qabës, disa kanë siguruar ushqimin, disa veshmbathje, e kështu me radhë. Deri në Vitin e Elefantit, referuar një ngjarjeje reale, sipas kalendarit tonë nga vitet 570-571, përkujdesës i Qabesë ka qenë gjyshi i pejgamberit, Abdul Mutalibi. Dhe Pejgameri ka ardhur në jetë në këtë vit. Llogaritet se i bie më 20 prill. Pak para lindjes, Profetit i ka ndërruar jetë babai. Për të vazhdon të kujdeset gjyshi, por i cili ndërron jetë pas dy-tre vjetësh. Përkujdesjen e Muhamedit e merr në dorëzim xhaxhai i tij, Ebu Talibi.

Muhamedi si i vogël është përkujdesur për dhentë e dhitë. Në moshën 25-vjeçare shkon në një udhëtim tregtar dhe tregon zotësi të jashtëzakonshme. Në këtë kohë i vjen propozimi për martesë i zonjës Hatixhe, e cila ka pasur 40 vjet. Me këtë grua Pejgamberi ka pasur gjashtë fëmijë dhe ka jetuar vetëm me të deri sa ajo ka ndërruar jetë. Fëmijën e shtatë – Ibrahimin – ai e ka pasur prej Maries, një skllave, e cila i është dhuruar prej mbretit të atëhershëm të Egjiptit. Deri në moshën 50-vjeçare, Muhamedi a.s. e ka pasur vetëm atë grua. Të gjitha martesat nga mosha 50 deri 55-vjeç kanë qenë për synime politike, për afrimin e fiseve. Të gjitha këto gra kanë qenë të veja dhe mbi 60 vjeçe, përveç Aishes, e cila ka qenë beqare. Njërës grua i kishte vdekur burri dhe ka qenë e pakujdes, Profeti e ka futur nën kurorën e tij, i ka ofruar strehë dhe ushqim. Safijeh quhej njëra ndër gratë e Profetit, ajo ka qenë hebraike, martohet me Profetin dhe i gjithë fisi i saj kalon në Islam. Martesat e Profetit Muhamed kanë qenë të karakterit social, human, fetar dhe strategjiko-politik. Pas moshës 55-vjeçare, Profeti nuk është martuar më. Kjo tregon që ai nuk ka qenë sensualist, sikur anatemohet pa të drejtë.

Mësimet e para Pejgamberi i ka marrë nga Zoti. Në moshën 40-vjeçare, pak para se t’i vinte shpallja, ai është larguar nga bota e ahengjeve, mbrëmjeve të poezisë, prozës… Për 60 javë, është i është qasur shpellës Hira dhe i është përkushtuar meditimit. Aty i ka ardhur engjëlli Gabriel, Xhibrili, njëlloj sikur edhe Moisiut, Isait e të gjithë profetëve të tjerë të Zotit, i cili ndërmjetëson me Zotin dhe ia ka diktuar Profetit shkrimin e Kuranit dhe obligimet e tjera.

Nga ky moment ka ndryshuar, jo vetëm jeta e atij, por e gjithë komunitetit. Profeti ka filluar predikimin e Islamit, fillimisht fshehurazi. Pastaj fillon përndjekja, sepse ai kërkonte që i bardhë dhe i zi të kenë të drejta dhe obligime të njëjta, sepse nëse ata janë të barabartë para Zotit, e të tillë duhet të jenë edhe në shoqëri.

Në vitin 622, Profeti ka emigruar në Medinë. Aty, si punë e parë, fal robërit e luftës, e ndërton një xhami, bën bashkimin e fiseve arabe, bashkimin e emigrantëve myslimanë me banorët autoktonë dhe e nënshkruan një konventë me të gjitha fiset: Karta e Medinës për të Drejtat e Njeriut, me 59 amendamente. Një gjë duhet theksuar mirë: Nuk ka asnjë dëshmi që profeti Muhamed në jetën e tij ka urdhëruar vrasjen e dikujt, sepse mendonte ndryshe!

Ç’përmbante kjo Kartë e të Drejtave të Njeriut?

Ajo garantonte liritë dhe të drejtat e njeriut, ushtrimin e lirë të besimit, ruajtjen e pasurisë… Janë parimet kryesore të Kuranit në formë të përmbledhur. Karta është dokumenti i tretë i rëndësishëm në Islam, pas Kuranit dhe Haditheve dhe një ndër dokumentet më të vjetra për të drejtat e njeriut fare.

Në cilin vit ka vdekur profeti Muhamed dhe cila ka qenë trashëgimia e tij?

Ai ka vdekur në moshën 63-vjeçare. Në atë kohë, Islami ka qenë në kulminacionin e afirmimit të tij. Ai kishte kaluar nga faza e zhvillimit dhe përhapjes brenda Gadishullit Arabik, ishin vënë kontaktet e para me botën, e cila e rrethonte atë. Profeti kishte korrespondenca me mbretin e Persisë, atë të Bizantit, të Egjiptit, Aleksandrisë; ka pasur emisarët e tij në këto vende. Nga kjo kuptojmë se ai ka qenë i interesuar të ndërtojë raporte miqësore, duke i respektuar të drejtat e çdo shteti. Profeti, me këtë, e ka përçuar mesazhin se nuk është me rëndësi a pajtohemi, por të komunikojmë dhe të njihemi. Dëshiroj të theksoj që ai është një figurë shumëdimensionale, tek i cili do ta gjejë veten jetimi, i varfri, pasaniku, analfabeti, lideri, komandanti, filozofi etj.

Profeti ka pasur praktikisht shtet… Si përshkruhet ai?

Territoret e tij janë shtrirë deri në Tebukin e sotëm, ndoshta përtej tij – 800 apo 900 kilometra larg Medinës. Kryeqendrën e tij, Medinën, në kohën e migrimit e ka gjetur me përafërsisht 10 mijë banorë dhe në Haxhin e Lamtumirës, ku kanë marrë pjesë shumica e fiseve, e ka lënë me 100 mijë myslimanë.

Ku konsiston sekreti i ndalimit të shfaqjes së imazhit të profetit Muhamed?

Megjithëse ka një dëshmi të një gruaje, që e ka përshkruar saktë Muhamedin a.s., ai e ka ndaluar këtë. Në Islam ndalohen imazhet, sepse një gjë e tillë do të kalonte në idhujtari dhe dihet se Islami e ndalon rreptësishtë atë. Kështu, përqendrimi i njerëzve do të ishte më tepër te figura, sesa te porosia, apo te shpirti. Ne e adhurojmë dhe i nënshtrohemi vetëm Zotit.

Në çfarë raporti ka qenë ajo grua me Profetin dhe si është dokumentuar ai përshkrim?

Ky përshkrim gjendet në koleksionet e Haditheve. Rrugës së Ixhretit për në Medinë, Muhamedi a.s. e ka bërë pushim në hijen e tendës së saj. Ai ka kërkuar për të pirë, ka komunikuar me atë, dhe kjo grua e zgjuar e ka ruajtur kujtimin e pamjes së tij dhe e ka transmetuar atë. Por, Profeti nuk do të ishte i tillë, sikur të mos e parashihte kohën e komercializimit të gjërave, përkushtimit ndaj formales dhe harrimin e mesazhit. Prandaj, edhe e ka ndaluar imazhin.

Në shumë vende myslimane kemi kult të udhëheqësit. A ka këtu një konflikt me urdhrin e mosngritjes së kultit të individit? Huseinët e Jordanisë thuhet se janë pinjollë të profetit Muhamed…

Me shkatërrimin e Kalifatit kanë ardhur filozofi dhe koncepte të tjera, që u janë imponuar myslimanëve – regjime politike totalitare, qofshin monarki, apo qeveri totalitare janë munduar të kenë kontroll në shpirtin e njerëzve, në jetën e tyre, në intimen – në çdo gjë. Kjo është realizuar edhe nëpërmjet pikturave me një lider me pushkë në dorë, që do të thotë «unë jam ai i cili ju shoh çka bëni…», në formën e Zotit.

Në fakt, në disa shtete, dijetarët myslimanë e kanë ngrehur zërin kundër, por në njërën anë luhet me argumentin e ndarjes së shtetit nga feja, në anën tjetër ata shpeshherë heshten me forcë.

Kjo sjellje kundërthënëse – në njërën anë, duke u shitur si Islam i kulluar dhe, në anën tjetër, duke e shkelur urdhrin e mosngritjes së kultit të individit – a nuk jep sinjal te të tjerët se myslimanët vetë nuk janë konsekuentë në respektimin e porosive të Profetit të tyre?

Fatkeqësisht! Kështu siç sillen me punën e kultit, u jep zemër të interesuarve të shkojnë te detabuizimi i pamjes së profetit Muhamed…

Nga vendet myslimane nuk ka ndonjë reagim të mirëqenë – një memorandum – të strukturave që reprezentojnë Islamin ndaj atyre mediave që karikaturojnë profetin Muhamed, apo qeveritë e tyre. Qoftë edhe ndonjë padi ndaj autorëve, sikur ka vepruar Vatikani…

Situata e ka bërë të veten. Bota arabe nuk ka koncept të qartë si do t’i zgjidhin konfliktet me njëri-tjetrin, brenda sekteve – problemi i Sirisë, i Irakut etj. Megjithatë, Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë ka reaguar dhe reagon vazhdimisht. Por, kjo është bërë më shumë në mënyrë deklarative. Ne kërkojmë që kjo çështje të mbrohet me ligj, sikur mohimi i Holokaustit. Ne kërkojmë një ligj për të gjitha religjionet, me të cilin do të mbrohen shenjtëritë e feve nga abuzimi me to dhe ofendimi i ndjenjave dhe besimi i njerëzve.[Best_Wordpress_Gallery id=”147″ gal_title=”Ekspozita Muhamed”]

Situata e ka bërë të veten. Bota arabe nuk ka koncept të qartë si do t’i zgjidhin konfliktet me njëri-tjetrin, brenda sekteve – problemi i Sirisë, i Irakut etj. Megjithatë, Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë ka reaguar dhe reagon vazhdimisht. Por, kjo është bërë më shumë në mënyrë deklarative. Ne kërkojmë që kjo çështje të mbrohet me ligj, sikur mohimi i Holokaustit. Ne kërkojmë një ligj për të gjitha religjionet, me të cilin do të mbrohen shenjtëritë e feve nga abuzimi me to dhe ofendimi i ndjenjave dhe besimi i njerëzve.