Sërish vrasje e plagosje në një universitet të ShBA

Një person është vrarë e tre janë plagosur në universitetin e Arizonas, në ShBA, transmeton koha.net.




Drejtori i marrëdhënieve me publikun i shkollave publike Cindy brown, tha se i dyshuari për këtë ngjarje është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.

Të shtënat ndodhën në orën 1-20 minuta, nga një makinë e parkuar jashtë konviktit Mountainview Hall në veri-lindje të kampit Flagstaff.
Brown tha se nuk e di arsyen e të shtënave dhe nuk ka asnjë detaj për të dyshuarin apo viktimat dhe se nuk e din nëse ata ishin student apo jo.