Sërish u pamë në Berlin

Foto: Shutterstock



Isha ndonjëherë këtu? Përherë isha
dhe pashë Berlinin në shumë ëndrra duke u djegur.
(E afërta kurrë s’është afër, vetëm e largëta).
Ec nëpër qytet, të cilin e kam harruar,
bëhem sërish rrugë, natë dhe shi
dhe shkoj me të vdekurit në turmë.
Shkrimi i fëmijëve, me të cilin vizatova emrin tënd,
është shlyer dhe shumë plagë rrjedhin gjak.
Ti kohë e dashur, plagët pothuaj nuk mund të numërohen.
Ti qytet i dashur, kë e ka goditur plaga më shumë,
ty apo mua? Duhet të më tregosh shumëçka,
kur ta shikojmë njëri-tjetrin në agim.