Sërish rrëshqitje dheu në Kamenicë 




Edhe pse sivjet ishte verë e thatë dhe me fare pak të reshura atmosferike, në lagjen «Çamëria» të qytetit të Kamenicës ka vazhduar rrëshqitja e dheut.

Këtë e ka pohuar për portalin «Rajonipress» nga Gjilani, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Kamenicës, Faik Rexhepi, shkruan sot Koha Ditore.

Rrëshqitja e parë, për çfarë kishte rrezikuar strehimin e 5 familjeve kishte ndodhur në fillim të marsit, pas një dimri me plot reshje.

Sipas drejtorit Rexhepi, që citohet nga portali në fjalë, banorët janë të shqetësuar dhe të frikësuar se nëse nuk ndërmerret asgjë, shiu i vjeshtës do të mund t’i rrezikonte seriozisht ata.

Me rrëshqitjen e dheut, qe shembur dhe ishte bërë e pakalueshme edhe një rrugë e asfaltuar, e cila e përshkonte lagjen.