Sërish përplasje mes Hamitit e Haxhiut

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti dhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu kanë vazhduar mosdurimin mes vete.




Hamiti ia ka thirrur emrin deputetes Albulena Haxhiu, për të bërë pyetjen e paralajmëruar për ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Haxhiu ka refuzuar të bëjë pyetje meqë Kuçi nuk ishte prezent në sallë.

Fillimisht Hamiti ka thënë se Haxhiu s’do ta bëjë pyetjen, por shpejt e ka përmirësuar duke thënë se nuk do që ta bëjë meqë ministri nuk është këtu.

I shpejt ka qenë reagimi i Haxhiut, për të thënë arsyen pse nuk do që ta bëjë pyetjen. Hamiti i është përgjigjur se e tha edhe ai, ndërsa ka ironizuar kur ka thënë «a po don parullë me ta bo».