Serbit në Gushtericë të Graçanicës i gjenden armë e municione, arrestohet

Policia e Kosovës bën të ditur se dje, rreth orës 20, në fshatin Gushtericë e Poshtme të komunës së Graçanicës ka arrestuar një serb.




Sipas njoftimit, gjatë kontrollit atij i janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike M-70 me 157 fishekë të cal.7.62 mm, katër granata dore M-75, një granatë dore M-52 dhe dy karikatorë të pushkës automatike.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.