Serbisë i lejohet t’i furnizojë gjithë kosovarët me energji

Secilit kosovar do t’i krijohet mundësia të lidhë kontratë me operatorin shtetëror të Serbisë për furnizim me energji elektrike. Licenca që do të marrë do të vlejë për gjithë territorin e shtetit.

Nëpërmjet marrëveshjes së fundit, Kosova ka pranuar ta lejojë Elektroekonominë e Serbisë (EPS) për të krijuar një kompani të saj për furnizimin në Kosovë. Marrëveshja parasheh që të jetë vetë EPS-ja ajo që dorëzon dokumentet në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, nëpërmjet të së cilës aplikohet për regjistrim. Madje me marrëveshje është precizuar edhe emri i kësaj kompanie – quhet «ElektroSever», shkruan sot «Koha Ditore».

Aplikimi është bërë të premten dhe certifikata e regjistrimit pritet të lëshohet brenda 7 ditëve. Po të premten Qeveria e Serbisë ka dhënë pëlqimin për themelimin e «ElektroSever», ndërsa Këshilli Ekzekutiv i EPS-së e ka emëruar Boban Novakoviqin drejtor të saj.