Serbia synon «Oscar» me film për Kosovën

Serbia është nominuar për çmimin «Oscar» në kategorinë filmi më i mirë i huaj me projektin që ka të bëjë për komunitetin serb që jeton në Kosovë.

Filmi «Enclave» i regjisorit Goran Radovanoviq paraqet trashëgimin e serbëve dhe konfliktin e tyre me shqiptarët nëpërmjet syve të djaloshit me emrin Nenad, transmeton Koha.net.

Nenadi në këtë film çdo ditë shkon në shkollë me një automjet të blinduar të KFOR-it dhe mëson i vetëm pasi në shkollë nuk ka asnjë nxënës tjetër. Si çdo moshatar i tij, Nenadi dëshiron të ketë shokë.

Ai gjatë udhëtimit të tij çdo ditë sheh nga vetura dy djem shqiptar dhe një bari, të cilët humbën babanë e tyre në luftë dhe që urrejnë serbët.

Filmi fitoi një çmim në Moscow Internacional Film Festival.