Serbia nuk e do statusin e Kosovës në tavolinë me BE-në

Qeveria e Serbisë do t’i rekomandojë qartas Bashkimit Evropian se për Beogradin se për Beogradin është e papranueshme që në tavolinë të jetë statusi i Kosovës, ka deklaruar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe Marko Gjuriq.




«Është e qartë që BE planifikon të hapë kapitujt, por pyetja është se me ç’shpejtësi të rrjedh eurointegrimi i Serbisë», ka thënë ai për Radio Beograd, transmeton Koha.net, duke shtuar se ende ka kohë për përmirësimin e asaj që do të definohet si përmbajtje e negociatave në Kapitullin 35.

Duke folur për takimin e sotëm që do të zhvillohet ndërmjet kryeministrit ë Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se në takim do të paraqitet pakënaqësia e Beogradit me problemet e zbatimit të marrëveshjeve, të cilat, sipas tij, i anashkalon Prishtina.