Serbia ndalon hyrjen e automjeteve të rënda dhe të mallit nga Kroacia

Batrovci, 24 shtator – Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, njoftoi se në pikëkalimin kufitar Batrovci Serbia që nga mesnata ka aplikuar kundërmasë ndaj Kroacisë, transmeton Koha.net.




Sipas Stefanoviqit, Serbia në të gjitha pikëkalimet kufitare ka ndaluar hyrjen në territorin e saj për automjetet e rënda me targa kroate si dhe importin e mallrave nga Kroacia.