Serbia merr lëvdata për përparimin në dialogun me Kosovën




Bruksel, 8 shtator – Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbi, Dejvid Mekalister, siç transmetojnë mediet e Beogradit, i ka ftuar institucionet evropiane që të hapin kapitujt e negiociimit për anëtarësimin e Serbisë në BE, transmeton Koha.net.

 

Sipas këtyre burimeve, ai i ka ftuar institucionet evropiane që ta pranojnë përparimin në dialog për normalizim të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, ashtu që do t’i hapin kapitujt në procesin e negociatave me Serbinë.