Serbia kthen kokën kah Perëndimi që të dobësojë dominimin energjetik të Rusisë

Analizë e agjencisë amerikane Stratfor

Foto: : Kujtim SHABANI

Perëndimi ka fuqizuar përpjekjet e tij për t’iu kundërpërgjigjur ndikimit energjetik të Rusisë në Ballkan. Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, do ta vizitojë gjatë fillimit të muaji Washingtonin, ku raportohet se do të takohet me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Udhëtimi i Vuçiqit pason vizitës e pesëmbëdhjetë majit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Beograd,s i dhe pjesëmarrjen e presidentit serb, Tomislav Nikoliq në Paradën e ditës së fitores më 9 maj në Moskë. Serbia vazhdon të ruajë marrëdhënie të afërta ekonomike dhe politike me Rusinë, por gjatë javëve të kaluar politikëbërësit serbë kanë sinjalizuar se po ndryshon strategjia energjetike e Beogradit. Orientimi i Serbisë së fundi po lidhet me gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të financuar projekte energjetike dhe infrastrukturore në vend.

Serbia ka kohë të gjatë që ka qenë e varur prej energjisë ruse. Gazi natyror nga Rusia së fundi përmbush më shumë se tetëdhjetë për qind të kërkesës serbe, dhe më 2013, gjiganti rus i gazit, «Gazprom», është pajtuar të furnizojë Serbinë me 1,5 miliardë metër kubë me gaz natyror në vit për dhjetë vitet e ardhshme. Për më tepër, «Gazprom Neft» i Rusisë ka hise të madhe në NIS, një firmë serbe e naftës dhe gazit natyror me operacione për prodhim dhe rafinim. Rusia gjithashtu ka ndarë hua të majme Qeverisë serbe, duke zotuar më shumë se një miliard dollarë vetëm gjatë dy viteve të kaluara.

Kjo varësi prej Rusisë e ka mbajtur relativisht të lartë çmimin e gazit natyror. Gjatë çerekut të parë të këtij viti, monopoli serb i energjisë, «Srbijagas» ka paguar 340 dollarë (plus kostot e bartjes) për një mijë metër kub të gazit natyror rus. Sa për krahasim, Hungaria fqinje raportohet se e ka blerë vetëm për 260 dollarë amerikanë një mijë metër kub. Ukraina, e zhytur në telashe dhe kaos me separatistët e mbështetur prej Rusisë, ka paguar vetëm 329 dollarë amerikanë për një mijë metër kub të gazit natyror rus gjatë të njëjtës periudhë kohore, kryesisht për shkak të aftësisë së Ukrainë për të importuar vëllime prej furnizuesve të tjerë – veçanërisht prej Sllovakisë – dhe për të ruajtur sasi të mëdha gazi natyror në rezervuare.

Serbisë i mungojnë deponitë e nevojshme për ta pasur këtë komoditet, dhe lidhja e vendit me burimet energjetike me shtetet tjera, përveç Rusisë janë të kufizuara. Shteti i Ballkanit e importon gazin nëpërmjet interkonektorit që shtrihet nëpër Hungari-Serbi, dhe vetë Hungaria është me të madhe e varur prej gazit natyror rus që vërshon nëpërmjet Ukrainës. Së fundi, Serbia mund vetëm të reduktojë varësinë prej Rusisë, duke ndërtuar infrastrukturë të re energjetike.

Opsionet në rritje të infrastrukturës energjetike serbe

Serbia ishte një prej vendeve që ishte e interesuar që të ishte nikoqire e linjës së Rrjedhës Jugore, që do ta transportonte gazin natyror rus përtej Detit të Zi në Bullgari dhe Serbi, Hungari dhe në tregjet e tjera të Evropës Qendrore. Qeveria serbe e mbështeti projektin, që shpresohej se do të krijonte më shumë se 2.00 vende të reja pune në Serbi dhe do të joshte më shumë se 1.5 miliard euro investime në vend. Pas anulimit të projektit, zyrtarët serbë morën pjesë në bisedime me Greqinë, Maqedoninë dhe Hungarinë për mënyrat e sjelljes së gazit natyror në Evropën Qendrore, qoftë nëpërmjet një projekti të mbështetur si ai i Rrjedha Turke, ose nëpërmjet rrugës alternative të Korridorit Jugor të dizajnuar që të shmangte gjithë Rusinë.

Kufizimet financiare të Rusisë, dyfishuar me nismat e mundshme perëndimore për pjesëmarrje në projekte alternative energjetike,s i ai i Korridorit Jugor, po e shtyjnë Serbinë drejt opsioneve të prira prej Perëndimit. Presidenti Nkoliq ka thënë në fillim të majit gjatë një interviste se Rrjedha Turke e Rusisë do të ishte më e kushtueshme për Serbinë sesa Rrjedha Jugore. Moska nuk ka ofruar asistencë financiare për të ndihmuar shtetet e Evropës Qendrore të kenë qasje në Rrjedhën Turke. Kremlini në fakt ende nuk e ka bërë të ditur se do të financojë pjesët kryesore të projektit të tubit të gazit natyror.

Në kohën kur ende po ngrihen dyshime për kufizimet financiare të Rusisë në mesin e partnerëve rusë në Ballkan, qeveritë perëndimore po promovojnë du mënyra të mundshme alternative që Serbia të importojë energji. Këto propozime për ndikim në Ballkan u kanë dhënë qeverive perëndimore shtysë të re për ta ndihmuar Serbinë që të ketë alternative karshi energjisë ruse.

Opsionet pas Rrjedhës Jugore

Propozimi i parë është që Serbia të ndërtojë infrastrukturën e nevojshme për lidhje me Tubin Transadriatik. Planfikuar që të operacionalizohet kah viti 2020 me një kapacitet fillestar prej 10 miliardë metër kub të gazit natyror në vit, tubi do të transportojë gaz prej Azerbajxhanit nëpër Turqi dhe pastaj përgjatë Greqisë, Shqipërisë dhe tregjeve të Evropës Jugore. Serbia me gjasë do të duhet të ndërtojë rrjet tubash përgjatë Greqisë dhe Maqedonisë me qëllim që të ketë qasje në tubat e rinj. Kroacia dhe Mali i Zi tashmë po planifikojnë ndërtimin e një tubi përgjatë bregdetit Adriatik që do të ishte aktiv prej vitit 2020 dhe do të lidhej me Tubin Transadriatik. Nëse jetësohet, ky projekt do t’i ofronte Serbisë qasje në furnizimin azer të gazit.

Një tjetër mundësi potenciale për Serbinë është një terminal i gazit natyror likuid në Kroaci. Projekti, që është vetëm në faza fillestare të studimeve të fizibilitetit dhe po përparon ngadalë, do të ndërtohej në një ishull në Koracinë jugore. Ka pasur raporte në shkurt se Shtetet e Bashkuara i ofruan Serbisë ndihmë për qasje në gazin natyror të terminalit të ri. Kryeministri Vuçiq deklaroi më 28 maj se që të ketë stabilitet energjetik, Serbia «është e gatshme të diversifikojë burimet e gazit për Serbinë, që gjithashtu është shumë e rëndësishme për miqtë tanë amerikanë». Në thelb, kryeministri konfirmoi se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar aktivisht për të gjetur alternativa që Serbia të jetë më pak e varur prej Rusisë. 

Domosdoshmëria e investimit evropian

Megjithëse mbështetja teknike dhe politike amerikane do të mund të luante rol të rëndësishëm për të sfiduar vendet si puna e Serbisë që të kenë më pak varësi prej Rusisë, investimi për infrastrukturën e nevojshme të tubit do të duhej të vinte prej Bashkimit Evropian. Brukseli ka zotuar 1,5 miliard euro për investime në Serbi – shtet kandidat për BE – ndërmjet viteve 2014 dhe 2020, dhe siguria energjetike është një prej kategorive të lejuar me këtë program. Integrimi më i madh i Serbia do të mbështeste edhe aspiratat e Kroacisë për Terminalin e gazit, tashmë shtet anëtar i BE-së. Lidhja e Serbisë me Tubin Transatlantik të mbështetur nga BE-ja ndihmon unionin që të zhvillojë pavarësimin e strategjive për diversifikim pavarësisht prej kandidaturës së Serbisë për BE. Si Shtetet e Bashkuara, edhe disa qeveri evropiane – veçanërisht Gjermania – do të donin të neutralizonin ndikimin e Rusisë në Ballkan.

Si vend në kufijtë tokësorë euroaziatikë me marrëdhënie të vjetra kulturore dhe ekonomike me Rusinë, Serbia do të vazhdojë të vazhdojë baraspeshimin ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit. Për më tepër, në kulmin e konfrontimit me Rusinë për Ukrainën dhe garën për ndikim në Ballkan, qeverive perëndimore u është ofruar mundësi për të rikthyer ndikimin në rajon, duke ofruar mbështetje politike dhe financiare për projekte të diversifikimit  energjetik në Serbi. Në të vërtetë, kufizimet financiare të Rusisë dhe gatishmëria potenciale perëndimore për ta ndihmuar Serbinë prishin monopolin e eksporteve të gazit rus. Kjo qasje tashmë po ndryshon qëndrimin e Serbisë. Këtë e dëshmon edhe fjalimi i Vuçiqit gjatë diskutimeve të 28 majit për investimet e BE-së në Ballkan: «Na duhen para nga fondet e BE-së, dhe pastaj do t’ju qeshin fytyrat».

Foto: Kujtim SHABANIAnalizë e agjencisë amerikane Stratfor