Serbia kërkon “t’i njihen roli dhe meritat” në Ballkan e në Evropë

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë dhe ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, i ka ftuar sot vendet e BE-së që, siç ka thënë ai, “objektivisht të shikojnë rolin dhe meritat e Serbisë në të gjitha zhvillimet në Ballkan dhe në Evropë”, i bindur se është koha për hapjen e kapitujve të parë duke besuar se vendimi për hapje të bisedimeve do të merret së shpejti në Këshillin e BE-së.

“Me nënshkrimin e katër marrëveshjeve në Bruksel janë zgjidhur disa nga çështjet më të rëndësishme për jetën e përditshme, në radhë të para të serbëve në Kosovë. Besoj se këto marrëveshje janë shumë esenciale për stabilitetin e përgjithshëm të rajonit”, ka thënë Daçiq, citon Tanjug, transmeton Koha.net.

Shefi i diplomacisë serbe është ankuar për vështirësitë që Serbia i ka me refugjatët e Lindjes së Mesme që po kalojnë transit për të shkuar në vendet e Evropës Perëndimore.

Ai me këtë rast ka përkujtuar edhe “refugjatët nga ish-Jugosllavia”, që sipas tij, ende janë në Serbi.

“Në Serbi qëndrojnë 44 mijë refugjatë nga Kroacia e Bosnja Hercegovina për të cilët kujdesemi tash e dy decenie. E nga 220 mijë personat që e kanë braktisur Kosovën në vitin 1999, në shtëpitë e veta janë kthyer vetëm 1,9 për qind e tyre”, ka thënë Daçiq.