Serbia do hetim për «thirrjet nacionaliste të shqiptarëve në Bujanoc dhe Preshevë»

Në Serbi po kërkohet hetim për festimet e shqiptarëve të Bujanocit e Preshevës, kur kombëtarja shqiptare arriti kualifikimin historik në Armeni, raporton Koha.net.




Siç njofton portali «Juzhne vesti» nga Nishi, përcjell fonet, «pasi që përfaqësuesja e futbollit të Shqipërisë lidhur me fitoren ndaj Armenisë ka hyrë në Kampionatin Evropian, shqiptarët e Preshevës dhe të Bujanocit spontanisht janë tubuar nëpër sheshe që ta kremtojnë fitoren».

Fonet shkruan se kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq sot me fjalët më të ashpra e ka dënuar sjelljen e shqiptarëve dhe ka kërkuar nga organet kompetente që sa më shpejt, në pajtim me ligjin, t’i shqyrtojnë të gjitha faktet për këtë ngjarje.