Serbët nuk përjashtojnë vendimin në favor të Kosovës

Deri më tash drejtuesit e Federatës së Futbollit të Serbisë janë shprehur të sigurt se Kosova nuk mund të pranohet në UEFA pa u njohur më parë në Kombet e Bashkuara, shkruan Koha Ditore.




Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) e ka kusht statutor njohjen paraprake nga Kombet e Bashkuara për vendet që synojnë anëtarësimin në UEFA.

Por së fundi drejtuesit e futbollit serb nuk janë të bindur se pranimi i Kosovës nuk mund të ndodhë pa njohje paraprake në Kombet e Bashkuara.

Në mënyrë të tërthortë drejtuesit e Federatës serbe pranojnë se Kosova po i afrohet gjithnjë e më shumë Konfederatës Evropiane.