Separatistët katalonas fitojnë ulëset, por jo edhe votat

Partitë pro-pavarësisë së Katalonisë kanë fituar shumicën absolute në zgjedhjet rajonale që u mbajtën të dielën.




Aleanca kryesore separatiste dhe partitë më të vogla nacionaliste fituan 72 ulëse në parlament nga 135 në këto zgjedhje. Sidoqoftë, të njëjtat parti megjithatë nuk ia dolën të fitonin 50% të votave, duke fituar 1.9 milionë nga 4 milionë vota të hedhura. Aleanca «Së paku për Po», fitoi 62 ulëse.

Nëse bashkohet me të majtën ekstreme, CUP, e cila fitoi 10 ulëse, do të mund të formojë shumicën në parlament, raporton KTV. Separatistët tani thonë se fitorja u ka dhënë mandat të qartë që të formojnë shtetin e pavarur katalonas.

«Kemi fituar. Asgjë s’do të mund të na ndalë të themelojmë shtetin tonë», i ka thënë turmës, e cila festonte presidentin e Katalonisë, Artur Mas. Por rruga deri te pavarësia do të jetë e gjatë dhe e komplikuar. Qeveria në Madrid është zotuar se do të sfidojë çdo hap të njëanshëm drejt pavarësisë. Pablo Casado, zëdhënës i kryeministrit spanjoll, tha se separatistët këtë herë dështuan të siguronin shumicën e votave.

«Këto zgjedhje do të duhej të shërbenin që debati për pavarësinë të marrë fund», tha ai. Çështja për pavarësi madje gjithmonë ka ndarë edhe vetë katalonasit, pasi që një numër i tyre nuk duan të shkëputën nga Spanja.